Interpretim 1
09.05.2009
Jetojme ne nje kohe kur marredheniet nderkombetare jane gjithnje e me shume ne rritje, kur njerez nga te kater anet e botes, nga vende e kultura te ndryshme, me gjuhe te ndryshme mblidhen gjithnje e me shpesh per te diskutuar ceshtje politike, ekonomike, ligjore, kulturore, teknike e shoqerore. Gjeja e pare dhe me e rendesishme ne cdo bashkebisedim eshte komunikimi. Dhe komunikim do te thote jo vetem te jesh i afte te shprehesh ne menyre te qarte, por edhe te kuptosh drejt mendimet e shprehura nga te tjeret. Per kete arsye ne bashkebisedimet mes njerezve me gjuhe te ndryshme ekziston nevoja e perkthyesve. Roli i tyre eshte te nderveprojne si ure lidhjeje mes dy kulturave, duke bere te mundur keshtu komunikimin midis njerezve me gjuhe te ndryshme. Perkthimi eshte nga fenomenet me te lashta gjuhesore, i lindur si zgjidhje e nevojes qe solli ndarja e gjuheve, ne kohen kur njerezimi sapo kishte filluar te mbushte faqen e planetit.
Perkthimi eshte shkence, sepse kerkon njohuri te plota te struktures dhe funksionimit te te dyja gjuheve qe perfshihen. Nga ana tjeter perkthimi eshte art, sepse kerkon talent prej shkrimtari per te rindertuar ligjeraten ne gjuhen e perkthyer ne menyre qe lexuesit t’i percillet i gjithe efekti i synuar prej autorit apo folesit. Nga nje ane tjeter akoma perkthimi eshte mjeshteri, sepse kerkon shkathtesi te vecanta per te sheshuar veshtiresite dhe per te zgjidhur kleckat qe dalin gjate perpjekjes per t’i dhene forme nje substance ekzistuese ne nje gjuhe tjeter.
Ne gjuhen shqipe ne perdorim termin “perkthim” si per perkthimin me shkrim, ashtu edhe per perkthimin me goje. Dhe kjo eshte gje shume e mire, per sa kohe qe kuptohemi me njeri-tjetrin. Por ne fushen e gjuhesise se aplikuar ne perdorim termin “interpretim” per t’iu referuar perkthimit me goje dhe termin “perkthim” per t’iu referuar perkthimit me shkrim. Keshtu do te thonim qe interpretimi ze vend kur nje njeri perkthen me goje ate qe degjon ne nje gjuhe tjeter.
Interpretimi konsekutiv ndodh kur interpreti flet pasi folesi ka mbaruar se foluri nje fraze, fjali, paragraf apo te tere ligjeraten e tij. Ndryshe mund te quhet edhe interpretim i njepasnjeshem. Ne interpretimin konsekutiv, interpreti ndjek me kujdes fjalimin dhe nderkohe mban shenime. Kur folesi ka mbaruar ligjeraten, interpreti ngrihet ne kembe dhe e jep fjalimin ne gjuhen e vet amtare. Fjalimi mund te zgjase rreth pesembedhjete minuta ne ditet e sotme, por ne te kaluaren nje fjalim zakonisht zgjaste 30 minuta. Interpretimi konsekutiv nuk eshte permbledhje, por eshte nje riprodhim i sakte i fjalimit origjinal ne nje gjuhe tjeter.
Gjate interpretimit simultan interpreti flet njekohesisht me folesin, dhe per kete arsye nuk ka nevoje qe te mbaje shenime te zgjeruara apo te mbaje mend te gjithe fjalimin. Por nga ana tjeter proceset e analizimit dhe te kuptuarit dhe proceset e riformulimit dhe te shprehjes se informacionit intensifikohen ne maksimum. Interpreti e perpunon mesazhin pak nga pak, duke dhene pjesen qe kupton nderkohe qe analizon dhe asimilon idene pasardhese. Ky eshte interpretimi qe ze vend neper salla te pajisura me kabina te izoluara ndaj zerit dhe me nje sistem komunikimi njekalimsh midis kabinave dhe audiences. Kabinat jane te pajisura me mikrofone dhe kufje, ne menyre qe interpreti te degjoje folesin; ndersa cdo degjues ne audience eshte i pajisur me kufje, ne menyre qe te degjoje interpretin duke perzgjedhur gjuhen qe deshiron ne pultin me te cilin eshte pajisur cdo ndenjese ne salle. Nuk ka rendesi nese ne keto salla zhvillohet nje konference, apo nje seminar (i cili nuk eshte tjeter vecse nje konference e vogel), apo nje mbledhje, apo thjesht nje takim, ne rast se vihen ne perdorim pajisjet per interpretim, atehere ky eshte interpretim simultan.
Kursi i Interpretimit 1 per vitin e dyte ka si qellim t’u
jape studenteve nje hyrje ne interpretim, duke filluar qe nga njohurite me
themelore, e duke i drejtuar ata dora-dores drejt mjeshterive me te nderlikuara
qe perfshijne dhenien e perkthimit me goje pasi eshte degjuar i gjithe fjalimi
i folesit, duke perdorur si mjet te vetem ndihmes shenimet e marra gjate degjimit.