Profili

20.02.2009

Erida Prifti eshte pedagoge/lektore efektive ne Universitetin e Vlores.

Gjate vitit akademik 2004-2005 ajo ka kryer pune kerkimore shkencore ne fushen e Interpretimit per Konferenca ne Shkollen Pasuniversitare te nivelit Master per Perkthim dhe Interpretim, Dega e Interpretimit per Konferenca, Instituti i Studimeve Shkencore Nderkombetare, [Monterey Institute of International Studies, Graduate School of Translation and Interpretation, Conference Interpreting Division], duke kulminuar me pas me nje Master ne Studime mbi Perkthimin te perftuar nga Universiteti i Dublinit, California, USA, ne njohje dhe bashkangjitje te krediteve te fituara ne Monterey Institute of International Studies, Monterey, California. Pasi kalon dy semestra duke dhene mesim ne programin Master ne Interpretim per Konferenca ne Monterey Institute of International Studies, ajo rikthehet ne auditoret e Universitetit te Vlores per te dhene mesim ne Degen e Gjuhes Angleze, ne kurset:

  • Interpretim 1 (Konsekutiv, per vitin e dyte)
  • Interpretim 2 (Simultan, per vitin e trete)
  • Histori e Gjuhes Angleze (per vitin e dyte)

Pervecse lektore ne Universitetin e Vlores, Erida Prifti zoteron Licencen Kombetare per Perkthyes Ligjore, leshuar nga Ministria e Drejtesise se Republikes se Shqiperise, duke qene gjithashtu ne marredhenie kontrate pune me Ministrine e Drejtesise si perkthyese ne profesion te lire per sherbimin e perkthimit zyrtar ne Republiken e Shqiperise, ne zbatim te nenit 12 te Ligjit nr. 8678, date 14.5.2001 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Ministrise se Drejtesise" (i ndryshuar), si dhe Udhezimit te leshuar ne mbeshtetje te tij.

Gjithashtu, Erida Prifti eshte anetare e Bordit Editorial te Revistes Shkencore Elektronike Mendimi Akademik i Universitetit te Vlores, i cili permban publikime te nivelit te larte akademik ne fushat sociale e letrare, si dhe ne shkencat teknike e natyrore.