Profili
12.10.2009
Erida Prifti eshte lektore ne Universitetin e Vlores. 
Aktualisht ajo eshte duke zhvilluar studimet drejt grades shkencore PhD in Education ne University of Sunderland, UK. Gjate vitit akademik 2004-2005 ajo ka kryer pune kerkimore shkencore ne fushen e Interpretimit per Konferenca ne Shkollen Pasuniversitare te nivelit Master per Perkthim dhe Interpretim, Dega e Interpretimit per Konferenca, Instituti i Studimeve Shkencore Nderkombetare, [Monterey Institute of International Studies, Graduate School of Translation and Interpretation, Conference Interpreting Division], duke kulminuar me pas me nje Master ne Studime mbi Perkthimin te perftuar nga Universiteti i Dublinit, ne njohje dhe bashkangjitje te krediteve te fituara ne Monterey Institute of International Studies, Monterey, California. Pasi kalon dy semestra duke dhene mesim ne programin Master ne Interpretim per Konferenca ne Monterey Institute of International Studies, ajo rikthehet ne auditoret e Universitetit te Vlores per te dhene mesim ne Degen e Gjuhes Angleze, Departamenti i Gjuheve te Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane. Botimet e saj konsistojne ne pese libra mbi teorine dhe praktiken e Interpretimit per Konferenca, mbi Studime ne Kulturen Amerikane, si dhe nje numer artikujsh te nivelit te larte shkencor.
Erida Prifti mban Licencen Kombetare te Perkthyesit Ligjor, leshuar nga Ministria e Drejtesise dhe perfaqesuese e organizates nderkombetare CIRIN (International Information Network on Conference Interpreting Research) per Shqiperine. Ne rast se keni shkruar artikuj, tema diplome apo te tjera botime te cilesise se larte ne fushen e interpretimit per konferenca, dhe deshironi te komunikoni per t'i prezantuar ato ne Buletinin e CIRIN, te dhenat e kontaktit ndodhen ne te djathte te kesaj faqeje.
Gjate semestrit Vjeshte 2009, Erida Prifti jep keto kurse:
- Metoda te Mesimdhenies [ENG 341]
- Semantike [ENG 241]
Gjate semestrit Pranvere 2010, Erida Prifti jep keto kurse:
- Interpretim [ENG 276]
- Studime ne Kulturen Amerikane [ENG 263]
Erida Prifti eshte Keshilltare Akademike per Departamentin e Gjuheve te Huaja dhe qendron ne dispozicion ne ndihme te studenteve qe jane regjistruar ne programin e Gjuhes Angleze dhe te Gjuhes Italiane ne UV.
Te dashur studente, profesore Erida perkujdeset qe t'ju ndihmoje me pyetjet tuaja ne lidhje me programet akademike, sistemin e krediteve, perzgjedhjen e lendeve, percaktimin e lendeve prerekuizite, me veshtiresite qe mund te hasni me regjistrimet, verifikimet e notave apo te tjera probleme qe mund te dalin gjate vitit akademik. Gjithashtu ju mund te kerkoni keshillim te detajuar ne lidhje me menazhimin e kohes gjate javes, si dhe ne perzgjedhjen e menyres se duhur te studimit ne menyre qe te keni rezultatin qe synoni ne kurset tuaja. Profesore Eriden mund ta gjeni ne Zyren e Departamentit te Gjuheve te Huaja (Godina B, kati i katert).
Orari i pritjes se studenteve per keshillim akademik:
E Hene, e Merkure, e Premte, 11.00 - 13.00.
LaTeX Template per Temat e Diplomes e pershtatur per studentet e Gjuheve te Huaja.
Klikoni per te shkarkuar:
- programin LaTeX per Windows (per t'u instaluar)
- programin LaTeX per Mac OS (The MacTeX-2009 Distribution)
- modelin e paraqitjes se temes ne format LaTeX (per t'u modifikuar)
- modeli i paraqitjes se temes ne format PDF (vetem per t'u pare)