
Miresevini!
Pa dyshim që hapja e shkolles pasuniversitare shenon nje nga arritjet me te medha te universitetit te Vlores ne keto vitet e fundit. Miratimi i MNP ne mesuesi per ciklin e larte te arsimit baze, ne matematike- fizike, MNP në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën matematikë, MNP ne mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën informatikë, MNP ne mesuesi, per ciklin e larte te arsimit baze ne lenden gjuhe angleze, MNP ne mesuesi per ciklin e larte te arsimit baze ne lenden gjuhe italiane, MNP Administrim Biznes, MNP Sipermarrje ne Turizem, MNP Operacione Industriale dhe Navale si dhe DND ne Matematike, DND Inxhinieri Navale, DND Shkenca Kompjutacionale dhe vecanerisht miratimin e doktoratures ne degen Matematike ka hapur nje epoke te re ne ngritjen cilesore te Universitetit te Vlores “Ismail Qemali” duke e kthyer ate ne nje nga universitetet me te kerkuara te vendit tone.
Programet bashkekohore te miratuar per kete dege, stafi i kualifikuar, si dhe aktivizimi i nje numri shume te madh profesoresh nga universitetet e vendeve te komunitetit europian dhe te universiteteve Amerikane kane rritur ndjeshem kredibilitetin e kesaj shkolle dhe kjo eshte arsyeja qe nje numer shume i madh kandidatesh kane kerkuar te rregjistrohen ne klasat e kesaj shkolle. Vendosja e sistemit SIUV (i pari dhe aktualisht i vetmi nder universitetet e vendit tone), do te mundesoj informimin e plote dhe te shpejt si dhe komunikimin me pedagoget dhe departamentet perkates. Nga viti ne vit eshte duke u shtuar numri i degeve te reja, per kete vit akademik jane celur dhe MNP per Administrim Publik dhe Sipermarrje dhe Turizem. Vendosja si kriter per pranimin ne kete shkolle i mesatares se larte nga DNP (Diplome e Nivelit te Pare) do te ndikoj ndjeshem tek studentet e DNP per te rritur cilesine e pergatitjes shkencore te tyre. Ne kemi bindjen qe kandidatet e diplomuar ne shkollen tone pasuniversitare do te jene te afte per te realizuar me se miri objektivat apo ne te gjitha drejtimet ku ata do te kontribojne duke u bere keshtu gjithmone e me te kerkuar ne tregun e punes.
Pra miresevini edhe suksese !
Dekan i Shkolles Pasuniversitare
Prof.Spiro Caushi