Jemi duke jetuar nje kohe stimuluese, e njekohesisht te mbushur me sfida te reja per Infermieristiken. Kerkesat e reja te kohes kane sjelle nje epoke te re ne rendesine e kujdesit infermieror ne shendetin komunitar. Megjithate, praktika infermierore ne ambientin e sotem eshte e detyruar te perballet me sfidat e reduktimit te burimeve, kompleksiteteve ne rritje si ne kujdesin per pacientin, ashtu edhe ne sistemin e sherbimit shendetsor, si dhe rritjes se kerkesave te publikut ndaj ketij sherbimi. Pregatitja arsimore ne nivelin e pare te diplomimit formon infermiere me njohurite dhe aftesite e duhura per te perballuar sfidat e reja dhe per te provuar gjithe sadisfaksionin e mundshem per zgjedhjen e rruges se Infermieristikes.
Departamenti i Infermierise eshte pjese e Universitetit te Vlores qe ne krijimin e tij dhe ka nje pervoje shume-vjeçare ne formimin e infermiereve te rinj. Ky departament ofron programe te shkelqyera te Diplomimit te Nivelit te Pare (DNP). Stafi akademik i ketij fakulteti eshte i angazhuar per t’iu pajisur me njohuri dhe aftesi bashkekohore, ne nje atmosfere ndervepruese dhe mbeshtetese. Atmosfera edukative e respektit reciprok nxit mendimin kritik e novativ te studenteve, ne menyre qe ata te jene ne gjendje te sfidojne amulline profesionale, duke marre persiper riskun e ngritjes se ideve dhe praktikave te reja. Departamenti yne formon infermiere profesionale te afte per te zgjidhur problemet ne menyre te pavarur e bashkepunuese, si dhe per te plotesuar gamen e gjere te nevojave te kujdesit shendetsor te pacientit, ne nje sistem shendetsor ne ndryshim te vazhdueshem e ne nje shoqeri te shumellojshme. Anetaret e stafit tone akademik jane mesimdhenes, punonjes shkencore dhe profesioniste te perkushtuar. Ata do t’iu ndihmojne ju te apasionoheni pas Infermieristikes, si dhe te zgjeroni filozofine dhe vizionin tuaj mbi pozicionin e pavarur te infermierit profesionist.
Une e mirepres interesin tuaj per programet e Departamentit te Infermierise dhe ju inkurajoj te aplikoni per te vazhduar studimet ne kete dege. Dija e ndryshon nje njeri pergjithmone e dijet tona te perbashketa do te krijojne te ardhmen e praktikes dhe njohurive te Kujdesit Infermieror.
Aferdita Nikaj