FSHTN – Departamenti i Shkencave Kompjuterike

Mirësevini në faqen web të Departamentit të  Shkencave Kompjuterike.

I  krijuar në vitin 2007, fillimisht si Departamenti i Teknologjisë së Informacionit me VKM. 822, datë 05/12/2007, ndryshuar  si Departamenti i Shkencave Kompjuterike ne 2008,  me stafin dhe studentët e tij ka krijuar një mjedis mjaft cilësor që nxit procesin e të mësuarit dhe të kërkimit shkencor. Antarët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike janë specialistë dhe kërkues mjaft produktivë; sigurojnë ekspertizë dhe udhëheqje për rreth 400 studentë në nivelin Bachelor dhe shumë studentë në nivelin Master. Departamenti i Shkencave Kompjuterike është pjesëmarrës në disa projekte shkencore, duke bashkëpunuar me departamete dhe fakultete të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Ofrojmë këto programe studimi:

Cikli i parë i studimeve.

Bachelor në Teknologji Informacioni
Bachelor në Shkenca Kompjuterike
Bachelor në Informatikë
Bachelor në Shkenca Kompjutacionale

Cikli i dytë i studimeve.

Master Profesional
“Master Profesional në Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Lëndën Informatikë”.
Master Shkencor
“Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike”

Me përfundimin e cikleve të mësipërme, studentët e Shkencave Kompjuterike janë më të përzgjedhurit në tregun e punës si mësues të informatikës për ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm, IT në administratën publike dhe në atë private, programatorë, dizenjatorë, teknicienë dhe administratorë rrjetash kompjuterikë

Departamenti Shkencave Kompjuterike u garanton studentëve mbështetje në rrugën e tyre akademike. Kombinimi i të gjithave çfarë përmendëm në lart u shërben qëllimeve tona për arritjen e një niveli ekselence në mësimdhënie, nxitjen e kërkimit shkencor, dhe rritjen e shërbimeve që ofrojmë për komunitetin.

Adresa e Departamentit të Shkencave Kompjuterike: Universiteti “Ismail Qemali”, Godina C,  C309, Skelë, Vlorë.