FSHT – Departamenti i Matematikës

Mirësevini në Departamentin e Matematikës

Departamenti i Matematikës është një nga Departamentet më të mëdha të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i konceptuar si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Teknike prej vitit akademik 2008 – 2009, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 832 datë 04.06.2008. Departamenti i Matematikës synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Në sajë të bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ne synojmë të përgatisim matematikanë, mësues matematike dhe specialistë në fushat e matematikë – financës dhe shkencave aktuaristike. Pedagogët e Departamentit të Matematikës marrin pjesë në mësimdhënie në ciklet e para dhe të dyta të studimit universitar dhe në mënyrë aktive kryejnë punë shkencore në fusha të ndryshme. Gjithashtu këta pedagogë njihen për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete shkencore të ndryshme, si në Departament ashtu edhe në konferenca ndërkombëtare.