FSHT – Departamenti i Inxhinierisë Mekanike dhe Navale

Kjo faqe elektronike ofron informacione te vlefshem per grupet e interesit (student, akademik, vizitore – vezhgues)
Departamenti i Inxhinierise Mekanike dhe Navale (DIM-N) zhvillon aktivitetin e tij ne qytetin e Vlores, me tradita dhjetra vjeçare ne arsimin e larte per fushen e detarise. Ka 4 kurse studimi te cilat operojne sipas kurrikulave te reja, ne perputhje me Deklaraten e Bolonjes, pergatisin specialiste te larte te niveleve Bachelor (3 vjeçar), MP (1 vjeçar) dhe MS (2 vjeçar). Nderkohe, prej 2 vjetesh eshte hapur e dega e re Bachelor ne Inxhinieri Mekanike totalisht me plan-programet mesimore sipas universiteteve perndimore, kryesisht Universitetit Oakland USA.
DIM-N ka nje stafi akademik relativisht te ri, te qendrueshem dhe me nivel shkencor qe sa vjen dhe rritet, perben nje perspektive reale per hapjen e Ciklit te Trete te Studimeve si hapi i pare per studime doktorale prane DIMN;
DIM-N ka organizuar nje sere aktivitetesh shkencore, ku vend te veçante zene Simpoziumet Shkencore Nderkombetare:

  1.  “Sistemi detar ne Shqiperi – Aktualitet dhe Perspektive” Maj 2002 dhe
  2.  “Permiresimi i sistemit detar ne Shqiperi dhe Pervoja europiane” 14-15 Maj 2010.

Krijimi i nje Sistemi Informatik OnLine https://www.univlora.edu.al// ku ne te gjendet gjithçka qe lidhet me aktivitetin mesimor, shkencor ne Universitetin e Vlores dhe per pasoje edhe ne DIMN