Ju përshëndes dhe ju uroj mirëseardhjen në departamentin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, si departament i preferuar dhe ndër më të mëdhenjtë e Universitetit të Vlorës.
Departamenti ynë është krijuar në vitin 2005 në fillim si dega gjuhë-letërsi në përbërje të departamentit të mësuesisë, ndërsa në shtator 2008 u kthye në departament të gjuhës dhe të letërsisë.
Në departamentin tonë do të gjeni programe mësimore bashkëkohore me nivel të lartë shkencor përafruar me ato europiane, me një staf nga më të kualifikuarit për t’ju transmetuar dijet e nevojshme, që ka në përbërjen e tij dy profesorë dhe gjashtë doktorë shkencash.
Për vitin akademik 2009-2010 ofrojmë Diploma të Integruara të Nivelit të Dyte (DIND) për gjuhë-letërsi për sistemin 4-vjecar dhe Diploma të Nivelit të Parë (DNP) për sistemin 3-vjecar me perspektivë hapjen e Masterit të Nivelit të Parë (MNP) për gjuhë-letërsi.
Për vitin akademik 2010-2011 ftoj gjithë maturantët e Rajonit jugor që të aplikojnë studime në degën tonë.
Shefi i Departamentit
Perparim Fakaj