Fakulteti i Shendetit Publik

Të dashur studentë!aurela saliaj

Mirë se erdhët në Fakultetin e Shëndetit Publik pranë Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë, misioni madhor i të cilit është të rrisë standartet e shëndetit komunitar nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe komunikimit.

Qëllimi ynë madhor është të vazhdojmë të jemi një shkollë mjekësore me njohje dhe reputacion ndërkombëtar, në mënyrë që diplomat që ne japim të njihen nga tregu ndërkombëtar i punës.

Kushtetuta e Shqipërisë kërkon nga strukturat shtetërore të sigurojnë standarte të larta të shëndetit fizik dhe mendor, si dhe një ambient pune dhe jetese të shëndetshme për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shëndeti i individit është jo vetëm një nga bazat e të drejtave të njeriut, por edhe një parakusht i mirëqënies familjare dhe cilësisë së jetës në komunitet. Si i tillë, ai është një faktor madhor afatgjatë për funksionimin e shoqërisë si një e tërë.

Të gjitha këto kushte diktojnë ndërmarrjen e investimeve afatgjata nga shoqëria shqiptare në të gjitha nivelet, për të mbështetur e përmirësuar shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Pjesë e këtyre investimeve afatgjata është edhe pregatitja e kuadrove të ardhshëm të shëndetit, si personel i kualifikuar për trajtimin e problematikave të shëndetit klinik e komunitar dhe promovimin shëndetësor.

Fakulteti ynë ofron mundësi jo vetëm për formimin bazë,  por edhe për karrierë profesionale të mëtejshme (mami, pediatër, patolog, kirurg, shëndet mendor e publik) nëpërmjet diplomave të ciklit të dytë për mastera profesionalë dhe shkencorë, ku përfshihen edhe programe në fushën e shëndetit mendor dhe publik.

Një staf akademik i kualifikuar dhe në proces kualifikimi të vazhdueshëm ofron kurrikula dhe performancë mësimore bashkëkohore. Pedagogët tanë janë në çdo kohë të gatshëm për t’iu ofruar studentëve të FSHP eksperiencën dhe bashkëpunimin e tyre në çdo fushë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e sistemit tonë akademik, të punojmë së bashku për krijimin e gjeneratës së re së punonjësve shëndetësorë, që do të jenë lider në suksesin e strategjisë së Ministrisë së Shëndetsisë për shëndetin komunitar të së ardhmes!

 

Dekania e Fakultetit të Shëndetit Publik

 

Doc. Aurela Saliaj

 

 

RREGULLORJA E QENDRËS STUDIMORE PËR SHËNDETIN PUBLIK, FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK UNIVERSITETI ‘ISMAIL QEMALI’ I VLORËS