FSHT – Departamenti i Kimisë

Mirë se vini në Departamentin e Kimisë!

Ne jemi një nga departamentet më të reja të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Departamenti ynë ofron Diploma të Nivelit të Parë.

Misioni i Departamentit të Kimisë është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të Kimisë duke ofruar performancë dhe cilësi të lartë në kurset tona, kurrikula të reja dhe teknologji te reja në mësimdhënie. Në kërkimin shkencor misioni ynë është zhvillimi i kërkimit shkencor dhe integrimi i punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Objektivat e Programit të Degës Kimi
Si objektiv kjo degë ka përgatitjen e kimistëve të ardhshëm, një mungesë kjo e theksuar në tregun e punës, jo vetem në prodhim, por edhe në arsim dhe në shërbime të ndryshme. Universitetit i Vlorës ka nënshkruar një marrëveshje bashkepunimi me TU Clausthal Gjermani, një nga universitetet më të suksesshëm të Evropës përsa i përket subjektit të Kimisë dhe Shkencave të Materialeve.
Në bazë të kësaj marrëveshje, profesorë nga TU Clausthal janë të ftuar në Vlorë për të dhëne leksione dhe studentë të Universitetit të Vlorës janë të ftuar çdo vit në TU Clausthal për të studiuar në degët e Kimisë dhe Shkencave Materiale.

Objektivat e Programit te Studimit 3-vjeçar në Kimi
Objektivat formuese të programit 3-vjecar janë orientuar drejt një formimi në fushën e Kimisë, ndërkaq e hapur ndaj orientimeve të mëtejshme në kurse të nivelit të dytë, duke e lejuar laureatin të konkurojë në tregun e punës, si në fushat e kërkimit teorik dhe eksperimental, ashtu dhe në ato të mesimdhenies dhe të botimit shkencor.

Universiteti i Vlorës për Departamentin e Kimisë ofron:

  1. Bursa për nxenesit më të mirë
  2. Sisteme interneti në ambjentet e Universitetit
  3. Mundësi specializimi dhe diplomimi në Gjermani për fushen e Kimisë dhe Shkencës së Materialeve.