17
KOR
2017

Fabiola Islami, Studente e Departamentit të Drejtësisë! Fituese e çmimit të parë!

Studentë të diplomuar në Shkencat Politike dhe në fushën e diplomacisë u angazhuan në konkursin me ese “Diplomacia e Konsujve të Nderit në Shqipëri”. Një juri e përbërë nga 4 diplomatë me karrierrë brenda dhe jashtë vendit vlerësuan esetë më të mira dhe përgëzuan studentët që përmes punimeve të tyre i bëjnë jehonë aktivitetit të Konsujve të Nderit.
Fabiola Islami, është fituesja e çmimit të parë e konkursit të Esesë “Diplomacia e Konsujve të Nderit”, nismë e Shoqatës “Konsujt e Nderit në Shqipëri”. Eshtë studente e nivelit master për Marrëdhënie Ndërkombëtare ne universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Eseja mbi rolin diplomatik dhe punën e konsujve të nderit u vlerësua nga juria si më e mira nga prurjet e të rinjve.

Për me tepër klikoni këtu: