17
KOR
2017

“Dy Krisma në Paris”

Në datën 09.07.2017 në Teatrin Petro Marko, për herë të parë studentët e Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë,  Departamenti i Drejtësisë vunë në skenë dramën “Dy krisma në Paris” të regjisorit të ri vlonjat, Kriks Dumo. Studentët interpretuan në skenën e teatrit si profesionistë të vërtetë duke emocionuar gjithë pjesëmarrësit. Në fund të shfaqjes të gjithë u vlerësuan me certifikata mirënjohje nga ana e Rektorit të universitetit Prof. Dr. Roland Zisi, i cili premtoi se shfaqja do të realizohet edhe në qytete të tjera.