10
KOR
2017

Njoftim Punësimi

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune, për punonjës ndihmësakademik me karakter administrativ, me angazhim me kohë të plotë, si më poshtë:

 

1 (Një) personel ndihmësakademik me karakter adminitrativ Sekretar mësimor në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave Teknike.

 

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Bachelor” .
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare MP apo MS.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 1 vit, në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

 

A- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.

  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe të shkruar, rrjetet sociale etj.

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

B- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e letërnjoftimit;
  3. Një kopje jetëshkrimi (CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave të kualifikimeve ose specializimeve;
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore, dokument original i lëshuar brenda tre muajve të fundit;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit.
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vleresimet pozitive në

punë.

 

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 

C- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

D- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

Pozicioni përse aplikoni

  

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

E- Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 24 Korrik 2017.

         Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.

 

F- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazën e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

Vlerësimi do të bëhet sipas udhëzimit të mëposhtëm:

Udhëzim

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.