16
QER
2017

Njoftim Punësimi – Anulluar !

Ky njoftim anullohet! Për më shumë inforamcioni klikoni më poshtë:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, për punonjës ndihmësakademik me karakter administrativ (specialist pranë dekanit, në Fakultetin e Shkencave Teknike), me angazhim me kohë të plotë.

 

A- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.

  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propaganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Kritere Bazë

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master Profesional” në Drejtësi
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare në Drejtësi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune, në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

  

B- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e letërnjoftimit;
  3. Një kopje jetëshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marra jashtë vendit), bashke me liste notash te noterizuara (te dy cikleve te studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës se punës;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vete deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  8. Kopje e noterizuar e dëshmive te mbrojtjes së gjuhëve te huaja;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit.
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në

pune.

 

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 

C- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

 

D- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavarësia” Skelë – Vlorë

  

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

E- Afati i fundit i pranimit të dokumenteve në UV është data 30 Qershor 2017.

         Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.

 

F- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlerësimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazën e dytë, atë të intervistës s’kualifikohet nga konkurimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.