02
QER
2017

Njoftim punësimi. Anullohet!

Ky njoftim anullohet! Për më shumë inforamcioni klikoni më poshtë:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 2(dy) vende të lira të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ, me angazhim me kohë të plotë, si më poshtë:

 

1 (Një) personel ndihmësakademik me karakter adminitrativ Sekretar mësimor në Departamentin e Drejtësisë, pranë Fakultetit të Shkencave Humane.

 

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Bachelor” .
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare MP apo MS në Drejtësi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 1 vit.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

 

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

 

1 (Një) personel ndihmësakademik me karakter adminitrativ Sekretar mësimor në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave Teknike.

 

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Bachelor” .
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare MP apo MS.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 1 vit, në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

 

A- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.

  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

B- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e leternjoftimit;
  3. Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomes/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marra jashte vendit), bashke me liste notash te noterizuara (te dy cikleve te studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezes se punes;
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave te kualifikimeve ose specializimeve;
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vertetim i gjendjes shendetesore;
  9. Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
  10. Kopje e noterizuar e deshmisë së njohjes së kompjuterit.
  11. Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne

pune.

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 

C- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

 

D- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

  

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 16 Qershor 2017.

 E- Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.

 

 

F- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.