01
QER
2017

Ceremonia e mbylljes së Shkollës Verore “Informim dhe Privatësi” 2017

Në dt. 02.05.2017 ora 9:00 në Universitetin “Ismail Qemali” Të Vlorës, në sallën “Rilindja” do të zhvillohet Ceremonia e mbylljes së Shkollës Verore “Informim dhe Privatësi” 2017.
Të gjithë studentët e departamentit të Drejtësisë të cilët u bënë pjesë e kësaj Shkolle do të pajisen me çertifikata nga Komisioneri Për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rektorati i Universitetit.
Ftojmë të gjithë pedagogët dhe studentët e Universitetit të marrin pjesë në këtë aktivitet!
Ju faleminderit për bashkëpunimin!