01
QER
2017

“Doctor Honoris Causa” Z. Muzafer Korkuti

Sot, më datë 31.05.2017 në Universitetin“ Ismail Qemali” Vlorë, pranë sallës “ Rilindja” u organizua ceremonia e dhënies së titullit: “Doctor Honoris Causa” Z. Muzafer Korkuti me propozim të Fakulteti i Shkencave Humane me motivacionin:
“Personalitet i shkencës dhe kulturës me kontribute origjinale dhe themeltare në mendimin historik dhe zhvillimin e shkencës së arkelogjisë shqiptare, në funksion të identitetit tonë kulturor, model referencash shkencore për breza kërkuesish dhe studiuesish.”
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë , pedagogë dhe studentët të këtij Universiteti.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Roland Zisi Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, njëkohësisht kryetar i Senatit Akademik. Më pas vijoi me fjalën përshëndetëse nga Prof. As. Aleks Trushaj Dekani i FSHH dhe Prof. Dr. Bardhosh Gaçe duke nxjerë vlerat e pakundërshtueshme të Prof. Muzafer Korkutit, si personalitet i shquar i shkencës, kulturës arkeologjike dhe atdhetarisë shqiptare.