29
MAJ
2017

NJOFTIM PER MARATONEN

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë sot më datë 29 MAJ ora 10:00 organizoi “Maratonën 2017me student, nxënës shkollash të mesme dhe qytetarë të Vlorës, të cilët vrapuan nën slloganin “Jo Diskriminimit, Jo Racizmit”, nën kujdesin e vëçantë të Zv. Rektorit Dr. Enkeleint MECHILLI dhe Sektorit të Komunikimit dhe Publikimeve.

Ky aktivitet, përveç të tjerash  ka si qëllim promovimin e një Universiteti të hapur për të gjithë që përveç dijes i ofron komunitetit një dimension social me mesazh të qartë për të.

  • Nisja dhe mbërritja ishte Universiteti ”Ismail Qemali” Vlorë-Skelë (Rektorati)
  • Rruga që u përshkua ishte  Skelë- Vefa  dhe anasjelltas.

Realizimi i kësaj maratone do të sjellë vazhdimin e krijimit të traditës sportive në Univesritetin tone

Fituesit e kësaj Maratone ishin:

            Vëndet e para:

MARSEL SOTIRI  – Student i UV Fakulteti i Shkencave Teknike

KRISTJANA HOXHAJ- Studente e UV Fakulteti i Shkencave Teknike

          Vëndet e Dyta:

ANXHELA ÇELA- Studente e UV Fakulteti i Shkencave Teknike

VILIARD SAFERAJ –Nxënës i Shkollës Jo-Publike “ELITE”

         Vëndet e Treta:

FRIDA DEMIRI – Nxënës i Shkollës Jo-Publike “ELITE”

SEBASTIAN GUCI- Nxënës i Shkollës Jo-Publike “ELITE”

Të gjithë studentët dhe nxënësit fitues u pajisën me Çertifikata falenderimi të lëshuara nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.