16
MAJ
2017

Shpallje për World University Service (WUS)

Referuar takimit që u zhvillua në sallën e amfiteatrit në Godinën C me Dr. Eda Terzi po ju vëmë në dispozicion udhëzuesit e aplikimit për pjesëmarrje në trajnim të studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” njëkohësisht në faqen e WUS do të shpallet së shpejti aplikimi i plotë me gjithë formularin që ju duhet studentëve për të aplikuar për bursë.

Sqarim!
Përveç kriterit të notës mesatare dhe të ardhurave familjare, pjesëmarrja në trajnim është e detyruar për 30 studentët që do të përzgjidhen, dhe më pas për të kaluar në fazën e marrjes së bursës. Pra nuk mund të kërkojë bursë një student që nuk ka marrë pjesë në trajnim. Në fazën e trajnimit nuk është e domosdoshme gjuha angleze, por ata që do përzgjidhen për më tej duhet ta kenë gjuhën të dokumentuar patjetër.
Data e dorëzimit të dokumenteve është shtyrë deri ditën e premte 2 Qershor 2017
Për më tepër shkakrkoni informacionin e mëposhtëm: