11
MAJ
2017

Seminari me temë ”Rreziqet e Valëve Celulare në Shëndetin e Adoleshentëve dhe Mënyrat e Mbrojtjes prej tyre”

Fakulteti i Shëndetit Publik i Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me gimnazin ”Halim Xhelo” realizuan seminarin informues-sensibilizues për shëndetin me temë ”Rreziqet e Valëve Celulare në Shëndetin e Adoleshentëve dhe Mënyrat e Mbrojtjes prej tyre”. Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës Znj. Adelina Ibrahimi, duke falenderuar pedagoget e FSHP për iniciativën e ndërmarr në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Infermierit 12 Maj, më pas fjalën e mori pedagogja e FSHP –së Dr. Rezarta Lalo për t’ju shpjeguar gjithë të rinjve sesi ndikojnë valët e celularëve në shëndetin e tyre. Në jetën tonë të përditshme, ne ndeshemi me valë të shumëllojshme, ndaj të cilave organizmi reagon në mënyra të ndryshme. Përveç valëve të dritës, në shtëpitë tona hyjnë edhe valë të prodhuara artificialisht si, nga sistemet e radios, televizorët telefonat celularë, kompjutera edhe të tjerë, për të gjtha këto u sqaruan të rinjtë e gjimnazit, dhe sesi ata duhet të marin të gjitha masat pë të parandaluar efektin e këtyre valëve në jetën e tyre.

 

Foto nga aktiviteti

 

Shkarkoni këtë video

Infermieri