04
MAJ
2017

Njoftim punësimi

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ (specialist), me angazhim me kohë të plotë në Sektorin e Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit zyrtar.

 

1 (Nje) Specialist (Koordinator) i organeve drejtuese akademike dhe administrative në Sektorin e Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit zyrtar.

Ky pozicion pune parashikon detyrat e mëposhtme:

  • Është përgjegjës për mbajtjen e protokollit të çdo mbledhjeje të organeve kolegjiale.
  • Zbardh vendimet e dala nga mbledhjet e organeve kolegjiale tё UV (veҫ Senatit) tek Rektori (Rektorati) Senati, Administratori, Dekanatёt dhe Kёshilli i Etikёs.
  • Ai regjistron, administron dhe shpёrndan materialet/vendimet e organeve kolegjiale tё UV (veҫ Senatit) tek Rektori (Rektorati) Senati, Administratori, Dekanatёt dhe Kёshilli i Etikёs.
  • Bën njoftimet tek anetaret e organeve kolegjiale për thirjen e mbledhjes së radhës nga kryetari.
  • Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të këtij sektori.
  • Kryen detyra të tjera qe i ngarkon përgjegjësi i sektorit për mbarevajtjen e punëve të Sektorit të Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentit zyrtar.

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë në shkencat juridike.
  • Të zotëroj diplomë të njohjes së një prej gjuhëve të BE-së.
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë të cilët kanë diplomë në nivelin “Master i shkencave” në shkencat juridike.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të paktën 1 vit në profesion, të dëshmuar me dokumentacion ligjor përkatës.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi njohuri të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes.

 1 (Një) Specialist i administrimit të dokumentacionit, Sekretar i Përgjithshëm në Sektorin e Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit zyrtar.

Ky pozicion pune parashikon detyrat e mëposhtme:

Specialist i Administrimit të Dokumentacionit përveç legjislacionit në fushën e arsimit të lartë, e mbështet veprimtarinë e tij edhe në Ligjin Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, si dhe në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSh.

  • Pranon, evidenton e shpërndan korrespondencën zyrtare që vjen në institucion si dhe kryen veprimet për nisjen e correspondencës zyrtare në destinacionin përkatës.
  • Shpërndan dokumentet, shkresat apo aktet sipas përcaktimeve të Rektorit, tek strukturat përkatëse, kundrejt nënshkrimit.
  • Regjistron në regjistrin e correspondences çdo dokument, shkresë dhe akt tjetër që prodhohet në institucion për t’u dërguar jashtë tij, në çdo institucion, organ, subject fizik e juridik, qendror, lokal e rajonal, brenda e jashtë vendit. Pas kësaj, përgatit zarfet, mbyll në to dokumentet, shkruan sipas rregullave adresat, vulos zarfet dhe merr masat për nisjen e tyre në destinacion me mjetin apo personin e caktua për këtë qëllim.
  • Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe gjatë gjithë vitit, vendos e sistemon në to dokumentet përkatëse.
  • Plotëson kërkesat përshfrytëzimin operativ të dokumenteve, kundrejt firmës në librin e dorëzimit.
  • Ruan e mirëmban dokumentet sipas Rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave si dhe legjislacionit në fuqi.
  • Pas përfundimit të çështjes, merr në dorëzim nga strukturat e administrates qëndrore dokumentet, të renditura sipas datave, duke vënë në aktin e fundit shenjën AA (akti në arkiv), numrin e dosjes, datën e përfundimit dhe nënshkrimin e zbatuesit.
  • Në fund të vitit verifikon qënien fizike të dokumenteve të hyra, atyre të prodhuara nga administrate qendrore dhe gjendjen e pasqyron në proces verbal.
  • Protokollon e administron çdo document tjetër të brendshëm si raporte, studime, relacione, procesverbale, plane pune etj. Si të gjithë dokumentet e tjera.
  • Nxjerr rregullisht evidencën e shkresave të hyra dhe të dala gjatë një muaji e ja paraqet Titullarit apo drejtuesit te sektorit si dhe degëve e sektorëve.
  • Mban, ruan e administron vulën e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në përputhje me aktet ligjore dhe nën ligjore në fuqi, dhe e vendos atë vetëm pasi nënshkruan Rektori ose drejtuesit e tjere të autorizuar prej tij.
  • Bën shpërndarjen e dokumenteve për në destinacionin përkatës.
  • Bën dorëzimin e plotë dhe në kohë të dokumentave që krijohen apo hyjnë gjatë vitit, pasi të ketë mbaruar afati operativ i përdorimit, në arkivin e universitetit.
  • Bën mbylljen e regjistrave dhe të dosjeve të çelura sipas pasqyrës emëruese dhe i dorëzon me processverbal në arkivin e universitetit.
  • Punonjësit e Sektorit të Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentit zyrtar janë të detyruar të ruajnë sekretet dhe të dhënat zyrtare me të cilat punojnë sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Rektorit për situate të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme në jetën e institucionit.
  • Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të këtij sektori.
  • Në realizimin e detyrave të tij respekton me rigorozitet rregullat e përcaktuara në vendimin e Senatit nr.76, datë 05.12.2016 “Për miratimin e rregullores për krijimin, regjistrimin, ruajtjen, shërbimin, dorëzimin e dokumenteve në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë”.

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë.
  • Të zotëroj diplomë të njohjes së një prej gjuhëve të BE-së.
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë të cilët kanë diplomë në nivelin “Master i shkencave”.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të paktën 1 vit, në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuar me dokumentacion ligjor përkatës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes.

 A- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 I Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.

  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

B- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1.  Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e leternjoftimit;
  3. Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomes/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marra jashte vendit), bashke me listenotash të noterizuara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave të kualifikimeve ose specializimeve;
  7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore sipas forms së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në

punë.

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 C- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

 D- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

E- Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 17 Maj 2017.

         Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do të pranohen.

F- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.