28
PRI
2017

Dorëzimi i titullit: “Doctor Honoris Causa” Z. Fatos Kongoli

Sot, më date 24.04.2017 në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, pranë sallës “Rilindja” u organizua ceremonia e dhënies së titullit: “Doctor Honoris Causa”  Z. Fatos Kongolit me motivacionin:

“Për vlerat e larta artistike dhe morale në krijimtarinë letrare, për universalizimin e trajtimit të metafizikës dhe psikikës njerëzore, për ndërkombëtarizimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe.“

Fatos Kongoli ka pasur një ndikim të fuqishëm në edukimin qytetar e kulturor të rinisë dhe shoqërisë shqiptare me vlerat më të mira kombëtare, europiane e botërore.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin z. Fatmir Toçi deputet i QarkutVlorë, Prof. Dr. Roland Zisi Rektor i Universitetit “IsmailQemali” Vlorë, znj. Irena Toçi presidente e shtëpisë botueseToena, Senati Akademik I Universitetit “IsmailQemali” Vlorë, pedagogë dhe student të këtij Universiteti.

Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit “IsmailQemali” Vlorë, njëkohësisht kryetar i Senatit Akademik. Më pas vijoi me fjalët përshëndetëse nga pedagogët e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe dhe Dr. ErmirXhindi duke nxjerë vlerat e pakundërshtueshme të këtij shkrimtari të madh.

Pasi iu dorëzua titulli z. Fatos Kongolit u zhvillua një bashkëbisedim ndërmjet shkrimtarit të njohur dhe pjesëmarrësve në sallë.