26
PRI
2017

NJOFTIM PUNESIMI

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 2(dy) vende të lira të punës, për punonjësndihmës akademik me karakter administrativ, me angazhim me kohë të plotë, në Drejtorinë e Projekteve, Maredhënieve me Jashtë dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

 

1 (Një) personel ndihmësakademik me karakter adminitrativ në pozicion e Drejtorit në Drejtorinë e Projekteve, Marredhënieve me Jashtë dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Ky pozicion pune parashikon detyrat e mëposhtme:

  • Përgjegjës për marrëdhëniet me AKFAL dhe fondet e saj për institucionin.
  • Përgjegjës për marrëdhëniet me Universetet e vendit, (publike e private) brenda kufijve politik.
  • Përgjegjës për marrëdhëniet me Universetet shqipfolëse të rajonit
  • Përgjegjës për marrëdhëniet me Universetet e rajonit ballkanik, europian e më tej
  • Përgjegjës për Projektet e BE-s dhe projektet e tjera të të gjitha llojeve e tipologjive.

Komponenti Projekte

 

  • Identifikimin në kohe reale të informacioneve rreth programeve të ndryshme të financimit nga Programe të Komunitetit Evropian dhe donatorëve të tjerë.
  • Të informoj stafet akademike dhe studentët, për pjesemarrje aktive në aplikimet e projekteve të ndryshme.
  • Të mbështesë teknikisht stafet akademike dhe studentët, gjatë procesit të shkrimit të projekt propozimeve, si dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikime në projekte.
  • Të lehtesoje mundësine e vendosjes se kontakteve te bashkepunimit, ne nivel institucional.
  • Të lehtesoje vendosjen e kontakteve individuale te bashkepunimit te stafeve akademike, me homologe te tyre brenda dhe jashte vendit.
  • Të informoje stafet akademike, ne lidhje me fushat prioritare te Programeve te ndryshme te financimit dhe bashkepunimit ne projekte nderkombetare, kriteret e aplikimit dhe te vleresimit te tyre.
  • Të mbështes dhe ndihmoj gjenerimin ne menyre te vazhdueshme të ideve dhe projekt propozimeve nga stafet akademike brenda UV, shkrimin e kornizave rutine ne projekte apo redaktimin dhe ne paraqitjen sa me mire te projektpropozimeve.
  • Të materializoje, ne koordinim te plote me strukturat berthame per shkrimin e projekteve ne departamente, kthimin e ketyre ideve ne projekt propozime dhe prezantimin dhe diskutimin e tyre me partnere potencialë, per keto projekt propozimeve.
  • Të promovoje aktivitet e partneritetit te UV ne evente te ndryshme, brenda dhe jashte vendit.

 

Marredheniet me jashte

 

  • Të mbaje kontakte te vazhdueshme me zyrat e maredhenieve me jashte me Universitete, me te cilat UV ka marreveshje bashkepunimi, per mundesite e bashkepunimit dhe aksesimit te fondeve te BE, si dhe bashkepunime te tjera bilaterale.
  • Të vendose kontakte bashkepunimi me zyra te marredhenieve me jashte te Universiteteve te tjera jashte vendit, per te rritur spektrin e partneritetit te UV ne bashkepunime nderkombetare.
  • Të hartoje, ne bashkepunim me Rektoratin e UV, marreveshjet protokollare te bashkepunimit me Universitete te tjera brenda dhe jashte vendit.

 

Kritere Bazë

  • Te kete zotesi te plote per te vepruar;
  • Te jete i afte nga ana shendetesore;
  • Te kete arsim te larte, se paku ne nivelin “Master i Shkencave”.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 5 vjet ne menaxhimin e Fondeve te Komunitetit Evropian dhe donatoreve te tjere nderkombetare te deshmuar me dokumentacion zyrtar.
  • Të zotëroj diplomë të njohjes së gjuhës angleze, të një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS.
  • Te kete vleresime pozitive te pervojave te meparshme te punes.

 

Kritere preferenciale

  • Eshte e vleresueshme nese ka perfunduar apo eshte drejt perfundimit të ciklit të trete të studimeve.
  • Te kete marredhenie me partnere nderkombetare qe operojne ne Shqiperi apo ne vendet e Bashkimit Evropian, te deshmuara me dokumenta shoqeruese.
  • Te kete pjesemarrje ne Konferenca Nderkombetare Europiane e ftuar ne panele diskutimi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • I preferueshem eshte kandidati qe zoteron gjuhe te tjera te huaja pervec anglishtes, ne menyre te vecante gjuhet italiane, franceze, gjermane, te marra sipas testimeve te njohura nga MAS.
  • Te kete kualifikime te ndryshme ne fusha te caktuara te zhvillimit dhe lidershipit te organizuara nga organizata nderkombetare.
  • Preferohen kandidate qe kane eksperienca ne shkrim dhe menaxhim projektesh sipas formatit te KE-se, te deshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup, per te udhehequr grupin e punes dhe organizuar ate.

 

 

  • (Nje) personel ndihmësakademik me karakter adminitrativ në pozicion e Specialist Perkthyes zyrtar dhe kurator Web-it

 

Ky pozicion pune parashikon detyrat e meposhtme:

·         Redakton dhe perkthen te gjitha materialet e pergatitura per informacion te faqes zyrtare web te Universitetit www.univlora.edu.al ne gjuhen shqipe dhe angleze.

·         Perkthen te gjitha marreveshjet institucionale te lidhura nga Universiteti me partnere nderkombetare, Universitete europiane dhe me gjere ne gjuhen angleze.

·         Perkthen te gjitha kontratat e projekteve te financuara nga Komuniteti Evropian, si dhe materialet  mbeshtetese te ketyre projekteve, manual menaxhimi, plan komunikimi, regulloren e prokurimit sipas EU-se etj dokumenta te lidhura me projektet

·         Perkthen ne menyre simultane titullarin e institucionit ne cdo takim me partneret nderkombetare ne institucion.

·         Perkthen informacionet ne lidhje me aplikimet per Programe te Ndryshme te Komunitetit Evropian, guiden e aplikimit si dhe prioritetet e tij.

·         Perkthen cdo dokumentacion tjetërqë Institucioni ka nevoj.

Kritere Bazë

  • Te kete zotesi te plote per te vepruar;
  • Te jete i afte nga ana shendetesore;
  • Te kete arsim te larte, se paku ne nivelin “Master profesional” ne degen anglisht.
  • Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet te deshmuar me librezen e punes.
  • Te kete vleresime pozitive te pervojave te meparshme te punes te deshmuara sipas referencave te punes

Kritere preferenciale

  • Eksperience pune te ngjashme me profilin e punes se kerkuar te provuar me dokumentacion institucional.
  • Liste projektesh ku kandidati ka punuar si pekthyes, leshuar nga institucioni per te cilin ka punuar ne keto projekte.
  • I preferueshem eshte kandidati qe zoteron gjuhe te tjera te huaja pervec anglishtes, ne menyre te vecante gjuhet italiane, franceze, gjermane, te marra sipas testimeve te njohura nga MAS.
  • Preferohen kandidate qe kane botime te perkthyera te demostruara me fotokopje te perkthimieve (publikime te ndryshme, studime etj).
  • I preferueshem eshte kandidati qe ka studiuar ne nje Universitet perëndimor dhe/ose ka eksperienc pune jashtë shtetit.

 A- Përt’upunësuarnëUniversitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidatipërpunësimduhettëplotësojsëparikëtokërkesatëpërgjithshme ( neni 41 iStatutitdheneni 28 iRregullores):

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 B- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e leternjoftimit;
  3. Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomes/diplomavedhe/osenjehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marrajashtevendit), bashke me listenotashtenoterizuara (tedyciklevetestudimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezes se punes;
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave te kualifikimeve ose specializimeve;
  7. Vërtetimi gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vertetim i gjendjes shendetesore;
  9. Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
  10. Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne pune.

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 C- Njoftimi publikohet në website-in zyrtartëUniversitetitdhenë APP.

 D- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

 

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 E- Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 10 Maj 2017.

         Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do të pranohen.

 

 

F- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.