26
PRI
2017

Njoftim

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ (specialist pranë dekanit, në Fakultetin e Shkencave Human), me angazhim me kohë të plotë.

A- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe të shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Kritere Bazë

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master Profesional” në një prej fushave të filologjisë.
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare në profilin gjuhë – letërsi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 2 vite, në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

 

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

 B- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e letërnjoftimit;
  3. Një kopje jetëshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listënotash të noterizuara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës se kërkuar nga ligji;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  8. Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit.
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në

punë.

 C- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

 D- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

 

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 E- Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 09 Maj 2017.

          Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do të pranohen.

 

F- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazën e dytë, atë të intevistës, skualifikohet nga konkurimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.