25
PRI
2017

NJOFTIM PUNESIMI

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune, për punonjës ndihmësakademik me karakter administrativ (specialist IT, në Fakultetin e Shkencave Teknike ), me angazhim me kohë të plotë, në Drejtorinw e IT dhe Statistikave.

 

Ky pozicion pune parashikon detyrat e mëposhtme:

 

  1. Të shtojnë dhe promovojnë në praktikë shërbime elektronike për studentët, pedagogët dhe administratën.
  2. Të kenë prioritet rritjen e transparencës dhe përmirësimi të shërbimeve që administrata u ofron studentëve dhe familjeve të tyre.
  3. Të përdorin TIK në edukim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë universitare por dhe maturantët që aspirojnë UV-në.
  4. Të jenë të orientuar drejt përmirësimit dhe zgjerimit të shërbimeve kundrejt kapaciteteve njerëzore, rritjessë numrit të përdoruesve brenda dhe jashtë universitetit.
  5. Të asistojnë dhe të nxis karrierën e studentëve gjatë kohës së studimeve,
  6. Të nxisin, mbështesin dhe motivojnë të rinjtë të cilët mund të punësohen në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë.
  7. Të konsolidojnë infrastrukturën dixhitale në të gjithë territorin e Universitetit, ambjentet dhe hapësirat e tij.
  8. Të përdorin fuqinë e TIK-ut për ta shndërruar atë në një media të fuqishme të zërit, interesave dhe aspiratave të studentëve dhe pedagogëve.

 

  1. Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Kritere Bazë:

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master profesional” në fushat e Informatikes.
  • Të ketë përvojë pune mbi 2 vjet.
  • Të zotëroj diplomë të njohjes së gjuhës angleze, të një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.

 

Kandidati i cili nuk i plotëson kriteret bazë s’kualifikohet.

 

Kritere preferenciale:

  • Arsimi i larte në nivelin “Master i Shkencave” në fushat e Informatikes përbën avantazh.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e arsimit të lartë ose minimalisht të njohin punën në arsimin e lartë.
  • Gjuhë të huaja të tjera përbëjnë avantazh.
  • Të zotëroj certifikata trajnimesh që kanë të bëjnë me programe dhe sisteme të ndryshme IT.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të jetë në gjendje të krijoj dhe mirëmbajë faqe në WEB me bazë HTML dhe CSS si dhe të përdor mirë databazën dhe programimin.

 

Kandidatët të cilët do të kalojnë në fazën e intervistës, përvec pyetjeve të përgjithshme dhe teknike qe do ti bëhen, do ti nënshtrohen gjithashtu edhe një testimi para kompjuterit.

 

  1. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e leternjoftimit;
  3. Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomes/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marra jashte vendit), bashke me liste notash te noterizuara (te dy cikleve te studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezes se punes;
  6. Vertetim i gjendjes gjyqesore, vete deklarim sipas formes se kerkuar nga ligji;
  7. Vertetim i gjendjes shendetesore;
  8. Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
  9. Kopje e noterizuar e deshmisë së njohjes së kompjuterit.
  10. Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne

pune.

 

Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

          Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 9 Maj 2017.

          Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do të pranohen.

 

  1. Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i

dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës, skualifikohet nga konkurimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.