14
PRI
2017

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, per personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet si më poshtë:

Fakulteti i Shkencave Humane

  1. Departamentit të Gjuhëve të Huaja

2 (dy) Personel akademik me kohë të pjesshme për gjuhën italiane

Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet do të zhvillojë kurse të gjuhës italiane për nivele të ndryshme dhe kurse të gjuhës italiane për qëllime të posaçme. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që e kanë gjuhën italiane gjuhë amtare e që dëshmojnë një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës italiane.

  1. Të zotërojë së paku diplomë të studimeve universitare “Master i shkencave” në fushën e kërkuar.
  2. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë nivelin më të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës italiane dhe nivelin më të lartë të kualifikimit.
  3. Parapëlqehen kandidatë me kualifikime të fituara në një nga vendet e BE-së, të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 80/2015.
  4. Nota mesatare e cikleve të studimit (cikli i parë dhe i dytë) të kandidatit të jetë jo më pak se 8.
  5. Parapëlqehen kandidatë që kanë përvojë universitare në mësimdhënie dhe që kanë një vlerësim pozitiv të paraqitjes akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me përfshirjen në aktivitete që kërkojnë të punuarit në skuadër.

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje të noterizuara)
  4. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent
  5. Dëshmi apo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve, të gradave dhe titujve (fotokopje të noterizuara).
  6. Për diplomat Master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikates së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohjeje
  7. Vetë deklarim i gjëndjes gjyqësore sipas formës të kërkuar nga ligji
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop-e etj.
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja (të noterizuar)
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revistave, projekteve shkencore etj.
  11. Kopje të librezes së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqerore
  12. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  13. Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqësor me UV-në.

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës në adresën:

 Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Humane

Sekretaria e Fakultetit

Rruga “Sulejman Delvina”, Godina B, kati dytë, Zyra 212, 9402, Vlorë

 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është data 28.04.2017. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.