03
PRI
2017

Njoftim për vend të lirë pune

NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ( specialist ), me angazhim me kohë të plotë, në Sektorin e e Karrieres Akademike.

Ky pozicion pune parashikon detyrat e mëposhtme:

  • Mbledhin, evidentojnë, klasifikojnë, administrojnё dhe relatojnё materiale me fakte e produkte të karrierës akademike të personelit akademik.
  • Asistojnë dhe ndihmojnë personelin akademik gjatë procedurave të kualifikimit shkencor, aktivitetit kërkues, botues e publikues duke iu dhënë mbështetje, orientim, prezantim në hapësira dhe ente kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Hartojnë dhe mirëmbajnë bazën e të dhënave të kërkimit shkencor në nivel institucional (MSH, DR).
  • Mbledhin, administrojnë dhe dorëzojnë tek eprori më i afërt listën e punimeve të diplomave të Ciklit II dhe III, të udhëhequra nga personeli akademik, (hard copy dhe elektronikë).
  • Mbledhin, administrojnë dhe paraqesin kopje të kontributit shkencor të përditësuar të secilit personel (projekte, inovacione, ekspertiza, njësi bibliografike të publikimeve e botimeve etj), në hard copy dhe elektronikë.
  • Hartojnë rregulloren e etikës në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe botuese.
  • Të tjera të ndryshme.

A- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

B- Kriteret e përcaktuara nga njësia në nivel institucional, që duhet të plotësoj kandidati për punësim:

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”. Preferohet arsimi i lartë në fushën e ekonomisë.
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Të zotëroj diplomë të njohjes së gjuhës angleze, të një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS. Gjuhë të huaja të tjera përbëjnë avantazh.
  • Të zotëroj diplomë të njohjes së kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

C- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1.  Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
  2. Kopje e letërnjoftimit;
  3. Një kopje jetëshkrimi(CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me liste notash të noterizuara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  8. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave të kualifikimeve ose specializimeve;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit.
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vleresimet pozitive në punë.

 

D-Afati i dorëzimit të dosjeve është periudha 3 prill 2017 – 17 prill 2017.

 

E- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

 

F.Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

G- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës, skualifikohet nga konkurimi.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

Nuk do të shqyrtohen nga komisioni ad hoc dosjet e aplikantëve që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.