24
MAR
2017

Njoftim për vend të lirë pune

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, per personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, per semestrin pranvere 2017, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet si më poshtë:

Fakulteti i Shkencave Humane

  1. Departameni i Drejtesise

2(dy) anëtarë në kategorinë Asistent-lektor, E drejtë civile

2(dy) anëtarë në kategorinë Asistent-lektor, E drejtë publike

1(një) anëtar në kategorinë Asistent-lektor, E drejtë penale

Kriteret e punësimit. Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati në kategorinë Asistent-lektor duhet të plotësojë edhe kriteret preferenciale të mëposhtme:

  1. Të zotërojë të paktën diplomën Master i shkencave në fushën përkatëse: titulli doktor i shkencave vlerësohet me 30 pikë;
  2. Të ketë mesataren e secilit prej cikleve të studimit 8.5 (tetë pikë pesë): për çdo 0.1 notë mbi mesataren minimale kandidati vlerësohet me 1 pikë;
  3. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore apo në universitetet brenda vendit): për çdo vit pune në fushën përkatëse kandidati vlerësohet me 3 pikë;
  4. Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  5. Të ketë marrë pjesë në konferenca shkencore dhe të ketë botuar artikuj shkencorë: për çdo pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe botim në revista kombëtare kandidati vlerësohet me 2 pikë. Konferencat dhe botimet ndërkombëtare vlerësohen me 4 pikë secila.
  6. Të mos ketë vepruar apo propaganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit.

 Dokumentacioni për punësim.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  3. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  6. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  7. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  8. Preferohen dhe tre letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj, njëri prej të cileve duhet të ketë të paktën titullin Profesor i Asociuar ose PhD apo Profesor nga universitet perëndimore ose të huaja të njohura;
  9. Vetë deklarim i gjëndjes gjyqësore sipas formës të kërkuar nga ligji
  1. Departameni i Edukimit

1(Një) pedagog të profilit  Pedagogji e specializuar ,asistent lektor

1(Një)  pedagog te profilit  Pedagogji  Lektor (specialist drejtim arsimi)

1(Një)  pedagog të profilit  Psikologji asistent lektor( zëvendesim lejelindje)

Kriteret e punësimit. Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret preferenciale të mëposhtme:

  1. Të zotërojë të paktën diplomën Master i shkencave në fushën përkatëse: titulli doktor i shkencave vlerësohet me 30 pikë;
  2. Të ketë mesataren e secilit prej cikleve të studimit 8.5 (tetë pikë pesë): për çdo 0.1 notë mbi mesataren minimale kandidati vlerësohet me 1 pikë;
  3. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore apo në universitetet brenda vendit): për çdo vit pune në fushën përkatëse ne Universitet kandidati vlerësohet me 3 pikë;
  4. Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  5. Të ketë marrë pjesë në konferenca shkencore dhe të ketë botuar artikuj shkencorë: për çdo botim në revista kombëtare kandidati vlerësohet me 2 pikë. Botimet ndërkombëtare vlerësohen me 4 pikë secila.
  6. Të mos ketë vepruar apo propaganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit.

Dokumentacioni procedurat dhe dokumentacioni për punësim.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  2. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  3. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  4. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  5. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  6. Deklaratë nga kandidati aplikues për gjendjen gjyqesore dhe konfliktin e interesit;

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë  dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

  1. Departamentit të Gjuhëve të Huaja

1 (një) Personel akademik me kohë të pjesshme për gjuhën frënge

Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet do të zhvillojë kurse të gjuhës frënge për nivele të ndryshme dhe kurse të gjuhës frënge për qëllime të posaçme. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që e kanë gjuhën frënge gjuhë amtare dhe që dëshmojnë një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës frënge.

  1. Të zotërojë së paku diplomë të studimeve universitare “Master i shkencave” në fushën e kërkuar.
  2. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë nivelin më të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës frënge dhe nivelin më të lartë të kualifikimit.
  3. Parapëlqehen kandidatë me kualifikime të fituara në një nga vendet e BE-së, të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 80/2015.
  4. Nota mesatare e cikleve të studimit (cikli i parë dhe i dytë) të kandidatit të jetë jo më pak se 8.
  5. Parapëlqehen kandidatë që kanë përvojë universitare në mësimdhënie dhe që kanë një vlerësim pozitiv të paraqitjes akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me përfshirjen në aktivitete që kërkojnë të punuarit në skuadër.

3 (tre) Personel akademik me kohë të pjesshme për gjuhën italiane

Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet do të zhvillojë kurse të gjuhës italiane për nivele të ndryshme dhe kurse të gjuhës italiane për qëllime të posaçme. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që e kanë gjuhën italiane gjuhë amtare dhe që dëshmojnë një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës italiane.

  1. Të zotërojë së paku diplomë të studimeve universitare “Master i shkencave” në fushën e kërkuar.
  2. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë nivelin më të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës italiane dhe nivelin më të lartë të kualifikimit.
  3. Parapëlqehen kandidatë me kualifikime të fituara në një nga vendet e BE-së, të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 80/2015.
  4. Nota mesatare e cikleve të studimit (cikli i parë dhe i dytë) të kandidatit të jetë jo më pak se 8.
  5. Parapëlqehen kandidatë që kanë përvojë universitare në mësimdhënie dhe që kanë një vlerësim pozitiv të paraqitjes akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me përfshirjen në aktivitete që kërkojnë të punuarit në skuadër.

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje të noterizuara)
  4. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent
  5. Dëshmi apo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve, të gradave dhe titujve (fotokopje të noterizuara).
  6. Për diplomat Master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikates së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohjeje
  7. Vetë deklarim i gjëndjes gjyqësore sipas formës të kërkuar nga ligji
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop-e etj.
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja (të noterizuar)
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revistave, projekteve shkencore etj.
  11. Kopje të librezes së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqerore
  12. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  13. Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqësor me UV-në.

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Humane

Sekretaria e Fakultetit

Rruga Sulejman Delvina, Godina B, kati dytë, Zyra 212, 9402, Vlorë

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 2 javë kalendarike pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

 Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

 Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.