23
MAR
2017

Njoftim për vend të lirë pune

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, per personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet si më poshtë:

Fakulteti i Ekonomisë

1-Departamenti i Biznesit

1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, për mbulimin e seminareve të lëndëve të marketingut që zhvillohen ne ciklin e parë të studimit Bachelor  në Marketing.

 Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik:

  • Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Marketing, ose të paktën diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, diplomën Bachelor në Marketing ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Marketingut, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin.
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, ose ekuivalente me të duhet të jetë domosdoshmërisht në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e Marketingut.
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Bachelor në Marketing” ose ekuivalente me të, duhet domosdoshmërisht që  këto diploma të  kënë formën e studimit me kohë të plotë.
  • Mesatarja e përbashkët e diplomave që zotëron të jetë jo më pak se 8,5 (tetë e pesë të dhjetat), me kushtin që për çdo diplomë të ciklit të parë dhe të dytë ose ekuivalente me ato, nota mesatare duhet të jetë të paktën 8,5 (tetë e pesë të dhjetat). Kjo vlen edhe për kandidatët me gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, si dhe ata që janë në vazhdim të studimeve të doktoratës.
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  • Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në fushën e marketingut. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të

2-Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si me poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.
  • Kandidatët që janë diplomuar në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura.
  • Kritere të tjera si më poshtë:
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

3-Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listënotash të studimeve universitare (fotokopjetënoterizuara).
  4. Për diplomat e marranëuniversitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent
  5. Dëshmiapo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve, të gradave dhe titujve (fotokopje të noterizuara).
  6. Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohjeje.
  7. Vetëdeklarimigjëndjesgjyqësoresipasformëstëkërkuarngaligji.
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja (të noterizuar)
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  11. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
  12. Raport mjekësor për aftësitë në pune.
  13. Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqësor me UV.

4-Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën;

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti: Ekonomise

Departamenti: Biznesit

Sheshi “Pavaresia” Skele-Vlore

5-Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

Proçedura e konkurimit fillon 2 javë pas publikimit të vendit të lirë të punës në faqen zyrtare të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe në APP, dhe përzgjedhja do të zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.