23
MAR
2017

Konferenca NRA-CSIT 2017

NRA-CSIT 2017

Të nderuar akademikë, shkencëtarë dhe teknologë, studiues dhe firma kërkimore,
Ju ftojmë në Konferencën tonë të parë ndërkombëtare “First International Conference on New Research and Advances on Computer Science and Information Technology (NRA – CSIT)” e cila do të mbahet më 30 qershor – 1 korrik 2017 në Vlorë, Shqipëri.

Konferenca do të organizohet nga bashkëpunimi i Departamentit të Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave Teknike “Ismail Qemali” Universitetit të Vlorës, Departamenti i Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës FSHN, Universiteti i Tiranes dhe Departamenti i Informatikës, FSHN, “Aleksandër Xhuvani” Universiteti i Elbasanit, Departamenti i matematikës dhe Informatikës, FNS “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.

Konferenca ka për qëllim të sjellë së bashku kërkues, shkencëtarë, inxhinierë, dhe studentët për të paraqitur rezultatet e tyre të fundit të kërkimit dhe të ndajnë përvojat e tyre, ide të reja, si dhe zhvillimin e të gjitha aspekteve në fushat e shkencave kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit.

 

Kliko Këtu >>>