20
MAR
2017

Shpallje e vendeve të lira të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 3(tre) vende të lira të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ, me angazhim me kohë të plotë, në Drejtorinë e Projekteve, Maredhënieve me Jashtë dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

 

Sektori i Projekteve dhe marëdhënieve me jashte

 

1(një) /specialist per shkrim projektesh zhvillimi

Ky pozicion pune parashikon detyrat e meposhtme:

·         Shndërron projekt idete e ardhura nga berthamat e projekteve prane njesive baze, ne projekt propozime konkrete, ne perputhje me prioritete e Programit dhe te thirrjeve specifike per aplikim.

·         Ploteson formatin e aplikimit, si dhe te gjitha dokumentat institucionale te lidhura me aplikimet perkatese.

·         Percakton Plan Kalendarin e aktiviteteve dhe ia kalon specialistit per buxhetin, per hartimin e tij.

·         Koordinon me partneret nderkombetare, per detajimin e aktiviteteve dhe pershkrimin e implementimit te tyre ne territorin respektiv.

·         Eshte pjese organike e implementimti dhe menaxhimit te projekteve.

·         Ndihmon drejtuesin, ne hartimin e  raporteve perfundimtare.

A-Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

B-Kriteret e përcaktuara në nivel institucional, që duhet të plotësoj kandidati për punësim:

  • Te kete zotesi te plote per te vepruar;
  • Te jete i afte nga ana shendetesore;
  • Te kete arsim te larte, se paku ne nivelin “Master i Shkencave”.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë të njohjes së gjuhës angleze, të një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS.
  • Preferohen kandidate qe kane eksperienca ne shkrim projektesh sipas formatit te KE-se, te deshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidate qe kane ekserienca nne implementim projektesh me fonde te Komunitetit Evropian (KE-se).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Te kete vleresime pozitive te pervojave te meparshme te punes.

 

1(një) Specialist për hartimin dhe menaxhimin e buxheteve te projekteve

 

Ky pozicion pune parashikon detyrat e meposhtme:

·         Harton buxhetet e projekteve nderkombetare, ne perputhje me planin e aktiviteteve dhe Guiden per Hartimin e Buxhetit, te percaktuar nga thirrja perkates per aplikime.

·         Te analizoje saktesisht zerat e buxhetit qe do te perfshihen ne % e co –financimit, si te ardhura nga granti, apo fondet e UV-se.

·         Te llogarise kostot orare te stafit, qe do te perfshihet ne projektet qe do te hartohen ne perputhje me strukturen e pagave te tyre.

·         Te menaxhoje financiarisht projektin, duke perpiluar dokumentat financiare, ne perputhje me Manualin e  Menaxhimit dhe Regulloren e BE-se dhe t’ia kaloje ato për aprovim, Rektorit dhe Administratorit.

·         Te mbaje rekordet finaciare te projektit, si dhe te dokumentoje te gjitha dokumentat justifikues financiare.

·         Te hartoje raportet financiare, ne perputhje me Manualin e  Menaxhimit ne periudhat perkatese te raportimit.

·         Te raportoje shpenzimet ne MIS – Management Informaton System of EU, ne perputhje te plote me Rregulloren e BE-se

·         Te kordinoje me Zyren e Finances per ekzekutimin e titujve ekzekutive financiarë, te firmosura nga Rektori dhe Administratori i UV-s.

A-Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

 

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

B-Kriteret e përcaktuara në nivel institucional, që duhet të plotësoj kandidati për punësim:

  • Te kete zotesi te plote per te vepruar;
  • Te jete i afte nga ana shendetesore;
  • Te kete arsim te larte, se paku ne nivelin “Master i Shkencave”. ne deget ekonomi, finance, administrim biznesi
  • Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë të njohjes së gjuhës angleze, të një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS.
  • Preferohen kandidate qe kane eksperienca ne buxhetim projektesh sipas formatit te KE-se, te deshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidate qe kane ekserienca ne implementim projektesh me fonde te Komunitetit Evropian (KE-se).
  • Preferohen kandidate qe njohin Manualin e Menaxhimit te Fondeve te KE-se dhe sistemin e raportimit te shpenzimeve on line (MIS System)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Te kete vleresime pozitive te pervojave te meparshme te punes

 

Sektori i Komunikimit dhe Publikimeve

 

1(një)Specialist përkthyes dhe kurator i Web-it te Universitetit

 

Ky pozicion pune parashikon detyrat e meposhtme:

·         Redakton dhe perkthen te gjitha materialet e pergatitura per informacion te faqes zyrtare web te Universitetit www.univlora.edu.al ne gjuhen shqipe dhe angleze.

·         Perkthen te gjitha marreveshjet institucionale te lidhura nga Universiteti me partnere nderkombetare, Universitete europiane dhe me gjere ne gjuhen angleze.

·         Perkthen te gjitha kontratat e projekteve te financuara nga Komuniteti Evropian, si dhe materialet  mbeshtetese te ketyre projekteve, manual menaxhimi, plan komunikimi, regulloren e prokurimit sipas EU-se etj dokumenta te lidhura me projektet

·         Perkthen ne menyre simultane titullarin e institucionit ne cdo takim me partneret nderkombetare ne institucion.

·         Perkthen informacionet ne lidhje me aplikimet per Programe te Ndryshme te Komunitetit Evropian, guiden e aplikimit si dhe prioritetet e tij.

A-Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

B-Kriteret e përcaktuara në nivel institucional, që duhet të plotësoj kandidati për punësim:

  • Te kete zotesi te plote per te vepruar;
  • Te jete i afte nga ana shendetesore;
  • Te kete arsim te larte, se paku ne nivelin “Master i Shkencave” ne deget anglisht, juridik.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë të gjuhës angleze apo gjuheve te tjera te huaja, të fituara ne një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS.
  • Preferohen kandidate qe kane aftesi perkthimi dhe qe kane eksperienca te provuara me dokumentacionin perkates ne perkthim simultan apo konsekutiv.
  • Preferohen kandidate qe zoterojne disa gjuhe te huaja ne menyre te vecante gjuhen italiane, franceze apo gjermane.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Te kete vleresime pozitive te pervojave te meparshme te punes;

 

1-Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  • Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën ;
  • Fotokopje e leternjoftimit;
  • Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  • Kopje e noterizuar e diplomes/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marra jashte vendit), bashke me liste notash te noterizuara (te dy cikleve te studimit);
  • Kopje e librezes se punes;
  • Vetë deklarim i gjendjes gjyqësore sipas formes se kerkuar nga ligji;
  • Vertetim i gjendjes shendetesore;
  • Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave te kualifikimeve ose specializimeve;
  • Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
  • Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne pune.

 

2-Afati i dorëzimit të dosjeve është periudha 20 Mars 2017 – 3 Prill 2017.

3-Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

4-Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

Mbi zarfë të shënohet pozicioni përse aplikohet

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

5-Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vleresimi paraprak i dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

6-Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përpiqet që këto të dhëna të jenë konfidenciale dhe të përdoren me qëllime pune, të mos lejohet përdorimi i padrejtë i tyre apo ndërhyrje e autorizuara. Punonjësit e Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë janë të detyruar të respektojnë ligjin dhe politikën e privatësisë të institucionin tonë.