05
MAR
2017

Pjesmarrje në Konferencën për Kornizën Shqiptare të Kualifikimit.

Në dt.3 Mars 2017, Zv. Rektori Dr. Enkeleint -Aggelos Mechili, Prof. Asoc. Dr. Frosina Londo dhe Prof. Asoc. Dr. Elenica Pjero morën pjesë në Konferencën ”Korniza Shqiptare e Kualifikimeve”, e bashkëorganizuar nga Fondacioni Europiani i Trajnimit EFT dhe KSHK, ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Në këtë konferencë informuese merrnin pjesë aktorët e interesuar në ofrimin, zhvillimin e përdorimin e kualifikimeve, ndër ta, edhe të lartpërmendurit, si përfaqësues të Universitetit Ismail Qemali, Vlorë.

Referuesit në konferencë, trajtuan çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me thelbin e KSHK –së. Për universitetet, kjo kornizë paraqet një rëndësi të veçantë pasi ajo përbën njësine e rregullimit e koordinimit të kualifikimeve nën frymën e Kornizës Europiane të Kualifikimit.

Informacionet e marra në këtë konferencë janë të rëndësishme për procesin e akreditimit si edhe atë të riorganizimit të programeve egzistuese studimore apo të programeve të reja të studimit, programe të cilat do të organizohen në frymën e këtyre zhvillimeve te fundit në arsimin shqiptar e më gjerë.

Në konferencë u theksuan cështje të përfshirjes së kornizës në sistemin e krediteve i cili duhet të jetë i harmonizuar dhe i trasferueshëm në sistemin e Bolonjës apo edhe roli i partnerëve sociale dhe biznesit në zhvillimin e KSHK-së.