24
SHK
2017

Njoftim zyrtar të vendit të lirë të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ ( specialist biblioteke), me angazhim me kohë të plotë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ( specialist biblioteke), me angazhim me kohë të plotë, në Sektorin e Shërbimit të librit dhe E-book-ut.

 

 

  1. Personat kandidatë për punësim, për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, duhet të plotësojnë së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

 

  1. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  2. Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  4. Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  5. Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

  1. Kriteret e përcaktuara nga njësia bazë, që duhet të plotësojnë personat kandidatë për punësim:
  1. Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  3. Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në një prej fushave të Filologjisë. Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare në profilin Gjuhë dhe Letërsi ose Mësuesi.
  4. Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme me vendin e punës të shpallur vakant, të dëshmuara me dokumentacion ligjor.
  5. Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë të njohjes së gjuhës angleze, të një prej testimeve ndërkombëtare të njohur nga MAS.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  1. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter administrative, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në linkun e bashkangjitur më poshtë;
  2. Kopje e leternjoftimit;
  3. Një kopje jetëshkrimi (CV);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  8. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave të kualifikimeve ose specializimeve;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vleresimet pozitive në

punë.

 

  1. Afati i dorëzimit të dosjeve është periudha 24 shkurt 2017 – 10 mars 2017.

 

  1. Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhenë APP.

 

  1. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

 

  1. Proçedura e konkurimit do të kalojnë dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vleresimi i dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Mbi zarfë të shënohet pozicioni përse aplikohet

 

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

Nuk do të shqyrtohen nga komisioni ad hoc dosjet e aplikantëve që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme.

 

Kliko këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit: http://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2017/02/2.-Formular-aplikimi-per-personel-administrativ-2016.pdf