21
SHK
2017

Në datën 16.02.2017 në Kosenza të Italisë, në Universitetin e Kalabris, u zhvillua asambleja e thirrur nga UNIF

Në datën 16.02.2017 në Kosenza të Italisë, në Universitetin e Kalabris, u zhvillua asambleja e thirrur nga UNIF (Universitae Imprese për la Formazione) në të cilën morën pjesë anëtarët e kësaj shoqate. Universiteti” Ismail Qemali” Vlorë, është pjesë e kësaj shoqate. Në këtë takim universiteti ynë u përfaqësua nga zv. Rektori për zhvillimin institucional dhe komunikimin Dr Mehilli.
Sipas një rendi dite, u diskutuan dhe u prezantuan projektet e rëndësishme që janë finalizuar deri tani, si dheper projektet në të ardhmen. Një nga temat te cilës do ti jepet përparësi më shumë do jetë turizmi. Pike tjetër së cilës ju dha rendësi e madhe është zhvillimi i kuseve/seminareve, si dhe ndërhyrjet në shkolla për edukimin dhe formimin sa më të mirë të nxënësve. Ndihemi të nderuar sepse na u ofrua gjithë ndihma e nevojshme sipas nevojave që ne kemi. Nga ana jonë u kërkua pjesëmarja aktive si në projektet Itali-Shqipëri, por edhe në projektet e BE-s si partner të tretë. Gjithashtu gjatë asamblesë pas një prezantimi të shkurtër që i bëmë universitetit tonë, percollëm mesazhin se qëllimi ynë kryesor është hapja europiane e universitetit si dhe rritja e kapacitetit të tij mes bashkëpunimeve. Ishte një takim i frytshëm dhe i vlefshëm për Universitetin tonë. Periudhën që vjen Universiteti (pas një diskutimi dhe hartimi të nevojave nga çdo Fakultetet) do i dërgoj UNIF disa nga prioritetet si dhe ide për bashkëpunim kërkimor shkencor.