20
SHK
2017

Njoftim për punonjës ndihmës akademik pranë Fakultetit të Shëndetit Publik

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 2(dy) vende të lira të punës, për punonjës ndihmës akademik me karakter mësimor (laborant) me angazhim me kohe të plotë pranë Fakultetit të Shëndetit Publik

1 (një) punonjës laborant, pranë Departamentit të Infermierisë
11 (një) punonjës laborant, pranë Departamentit të Kujdesit për Nënën dhe Fëmijën

A. Personat kandidatë për punësim, për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, duhet të plotësojnë së pari këto kërkesa të përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

1. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
2. Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
4. Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
5. Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

B. Kriteret e përcaktuara nga njësia bazë, që duhet të plotësojnë personat kandidatë për punësim:

1. Kandidati për personel ndihmës/akademik me karakter mësimor (laborant) duhet të ketë mbaruar ciklin e parë të studimeve në fushën e infermierisë.
2. Kandidati duhet të zotërojë diplomë të studimeve master në fushën e infermierisë.
3. Mesatarja e notave të ciklit të parë të studimeve duhet të jetë minimalisht 7.5.
4. Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune në Spitale Rajonale prej së paku 5 vitesh.

C. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter mësimor i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
2. Kopje e leternjoftimit;
3. Nje kopje jeteshkrimi;
4. Kopje e noterizuar e diplomes/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre ne MAS (per diplomat e marra jashte vendit), bashke me liste notash te noterizuara (te dy cikleve te studimit);
5. Kopje e noterizuar e librezes se punes;
6. Vertetim i gjendjes gjyqesore, vete deklarim sipas formes se kerkuar nga ligji;
7. Vertetim i gjendjes shendetesore;
8. Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave te kualifikimeve ose specializimeve;
9. Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
10. Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne
pune.

D. Afati i dorëzimit të dosjeve është periudha 20 shkurt 2017 – 6 mars 2017.

E. Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.

F. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:
Universiteti “Ismail Qemali”
Rektorati
Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

Mbi zarfë të shënohet pozicioni përse aplikohet

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

Nuk do të shqyrtohen nga komisioni ad hoc dosjet e aplikantëve që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme.

 

Shkarko njoftimin e plote.

 

Shkarko Formularin