10
SHK
2017

Kategoritë e studentëve që përjashtohen nga tarifat shkollore për vitin akademik 2016-2017

 Kategoritë e studentëve që përjashtohen nga tarifat shkollore për vitin akademik 2016-2017, tërësisht ose pjesërisht, ju njoftojmë mbi dokumentacionin që duhet të dorëzojë çdo kategori përfituese:
  I. STUDENTËT ME PRINDE$R INVALIDË TË PUNËS DHE INVALIDE PARAPLEGJIKE OSE TETRAPLEGJIKE.
 1. Çertifikata familjare ku të vertetohet lidhja e studentëve me invalidin e punës
 2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të Komisionit Mjeksor per deklarimin invalid .
 3. Fotokopje e noterizuar e librezes së invalidit të punës apo invalidit paraplegjik/ tetraplegjik.
 4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalid.
 5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.
 6. Fotokopje karte identiteti e studentit.
 7. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore
 II. STUDENTET QЁ NUK SHIKOJNЁ APO NUK DЁGJOJNЁ
 1.Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të Komisionit Mjeksor per deklarimin invalid .
 2.Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.
 3.Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit apo ndonjë dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
 4.Vërtetim nga shoqata perkatese .
 5.Fotokopje karte identiteti e studentit.
 6.Vertetim studenti nga sekretaria mesimore
 III. STUDENTET JETIMЁ (Qe nuk i kane te dy prinderit ose kane humbur kujdestarine e tyre.)
 1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
 2. Çertifikata familjare.
 3. Certifikatat e vdekjes se prindërve ose vendimi i Gjykates per humbjen e kujdestarise.
 4. Fotokopje karte identiteti e studentit.
 5. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore
 IV. STUDENTËT QË VIJNE NGA FAMILJE ME NJË PRIND (Kur prindi tjeter nuk jeton)DHE QE TRAJTOHEN ME NDIHME EKONOMIKE.
 1. Çertifikatë familjare
 2. Çertifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton
 3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë nga njësitë e qeverisjes vendore.
 4. Fotokopje karte identiteti e studentit.
 5. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore
 V. STUDENTET E KOMUNITETEVE ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ
 1. Dokumenti origjinal nga Shoqata që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
 2. Fotokopje karte identiteti e studentit.
 3. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore
 VI. STUDENTET ME PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE
 1. Dokument nga Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve që të vërtetojë që prindi ka qenë i dënuar me heqje Lirie.
 2. Çertifikatë familjare .
 3. Vërtetim nga Instituti i te Perndjekurve Politike .
 4. Fotokopje karte identiteti e studentit.
 5. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore.
  VII. STUDENTET ,FЁMIJЁ TE POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS
 1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
 2. Statusi i Deshmorit nga (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.(Noterizuar)
 3. Fotokopje karte identiteti e studentit.
 4. Vertetim studenti nga sekretaria mesimore
  VIII .STUDENTE TE PREKUR NGA HIV/AIDS
  1.Vertetim studenti nga sekretaria
  2.Vertetim i Komisionit Mjeksor.(Noterizuar)
  3.Karte identiteti e studentit
    SHЁNIM : Dokumentat duhet te  dorezohen prane ZYRES  SE STUDENTIT ,Godina A,Kati I, deri ne 27 Shkurt 2017,  cdo dite. Sektori i Keshillimit  te Studenteve dhe  ALUMN-it.