24
JAN
2017

Njoftim aplikimi për personel ndihmës akademik

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për vendet e lira të punës për punonjës ndihmës akademik me karakter mësimor.

Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtëme:
-Të kete mbaruar ciklin e parë të studimeve në fushën e Infermierisë Preferohen kandidat të cilët zotërojnë diplomë të studimeve master në fushën e infermierisë Preferohen kandidatë me mesatare të notave të ciklit të pare të studimeve minimalishtë 7.5
-Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze.
-Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite në Spitale Rajonale.
-Te jetë i aftë të garantojë standartin e cilesise dhe efikasitetin ne punë.
-Te mos jete marre me pare ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Backgroundi-i negative edhe në një rast te vetëm në esksperiencën e punës së kandidatit do te sillte skualifikimin e tij për ne fazat e tjera te intervistimit. Të zotërojë aftësi të mira menaxhuese dhe integritet ne vendin e punes.
Preferohen te ketë kualifikime, eskperienca dhe vlerësime të fituara brënda dhe jashtë vendit.
B. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter mësimor i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al;
Fotokopje të diplomës, të noterizuar;
Fotokopje të çertifikatës së notave të noterizuar;
Fotokoje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara;
Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
Deklaratë nga kandidati aplikues për gjëndjen gjyqësore e shoqeruar me deshmine e penalitetit.
C. Afati i fundit i pritjes aplikimeve është deri në 2 (dy) javë pas shpalljes në website zyrtar të universitetit.
D. Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin përkatës, në adresën; Universiteti “Ismail Qemali” Sheshi “Pavaresia” Skele-Vlore.
E. Nuk do te shqyrtohen nga komisioni ad hoc dosjet e aplikantëve që nuk plotësojnë kriteret e mesipërme.

Shkarko formularin ketu