19
JAN
2017

Njoftim aplikimi per personel akademik me angazhim të plotë

Lënda: Njoftim aplikimi per personel akademik me angazhim të plotë ne Universitetin
“Ismail Qemali”

Drejtuar: Fakultetit te Shkencave Teknike
Zyres se Burimeve Njerezore
Drejtorise se Komunikimit
Drejtorise se IT-se

Ne mbeshtetje te nenit 64 te ligjit Nr. 80/2015 “Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise” , te ligjit Nr. 9936, date 26.06.2008 “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, Per buxhetin e Vitit 2017”, neneve 40, 43, 44, 45, 46, te Statutit dhe neneve 27, 28, 29, 30 te Rregullores se Universitetit “Ismail Qemali” Vlore, referuar shkreses me nr. prot. 29/2, date 17.01.2017 te Dekanit te Fakultetit te Shkencave Teknike,te Vendimit nr.3 date 13.03.2017 të Senatit Akademik, domosdoshmerisht per plotesimin e nevojave dhe sigurimit te standarteve te cilesise ne mesimdhenie ne Departamentin e Kimisë,

URDHEROJ:

1. Te behet shpallja e njoftimit te vendeve te lira te punes per personel akademik me angazhim te plotë ne Departamentin e Kimisë, ne perputhje me procedurat e parashikuara ne ligjin Nr. 80/2015 “Per Arsimin e Larte dhe kerkimin Shkencor ne Institucionet e Arsimit te Larte ne Republiken e Shqiperise” , Statutit dhe Rregullores se Universitetit “Ismail Qemali” Vlore.
2. Bashkelidhur keni njoftimin zyrtar.

Prof.Dr. Roland ZISI

Shkarko ketu.