14
JAN
2017

Erasmus Plus: Mobilitet trajnimi ne Poloni-UCTE, Sucha

Bazuar në marrveshjen për mobilitet stafi dhe studentë, Key action 1, Erasmus Plus, që Universitti i Vlores ka lidhur me Universitetin College of Tourism and Ecology, SUCHA, Poloni ( UCTE), ju rikujtoj se është e hapur thirrja për aplikime për mobilitet 5 ditë me qëllim trajnimi në fushën e përgatitjes dhe zhvillimit të programeve të reja të studimit.
Janë të ftuar të aplikojnë staf akademik dhe administrativ që vijnë nga fusha akademike si Turizëm dhe Rikreacion, Management, Shkenca Sociale si dhe Shkenca kompjuterike të universitetit të Vlorës, të interesuar në këtë fushë trajnimi.
Aplikantët duhet të sjellin tek koordinatori këto dokumenta, të cilat do të shqyrtohen nga një komision që do të vlerësojë dhe përzgjedhë kandidatët sipas marrveshjes.
1. Curriculum Vitae
2. Kopje e passportës me të cilën do të udhëtojë jashtë shtetit

3. Programin e punës të propozuar ( letër motivimi për trajnim)
4. Certifikim i njohjes së gjuhës angleze në nivel B2 për staf dhe B1 për student.
Universiteti i Vlorës Ismail Qmali do të zgjedhë duke marrë parasysh këto kritere:
Pozicionin e kandidatit dhe rolin e tij në zhvillimin e studimeve të reja në UV
Vlerësimi për programin e punës së propozuar në zhvillimin e studimeve të reja në UV.
Pas selektimit, UV do të dërgojë informacionin e përzgjedhjes tek partneri UCTE deri në 30 janar 2017. Koordinatori i mobilitetit për UCTE do të dërgojë brenda katër javëve aprovimin ose jo të kandidatëve.
Afati i aplikimit ishte 10 janar 2017. Për shkak të shtyrjes së fillimit të aktivitetit për 2017 dhe mosardhjes së aplikimeve, shtyhet deri në 16 janar.
Dokumentacioni duhet të paraqitet në gjuhën angleze.
Dërgoni dosjen tuaj elektronike deri 16 janar 2017 në eva.cipi@univlora.edu.al
si dhe dosjen hard pranë Qendrës LLL, Godina C, kati i pestë, salla C500.

Koordinator projekti
Eva Cipi
0692060990