27
DHJ
2016

Njoftim për studenët me bursë

Mbështetur në VKM e dates 21.12.2016 “PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NGA FONDI I MBËSHTETJES STUDENTORE PËR STUDENËT E SHKËLQYER, STUDENTËT QË STUDIOJNË NË PROGRAME STUDIMI NË FUSHAT PRIORITARE DHE STUDENTËT NË NEVOJË”
njoftohen studentët e vitit II dhe III , në të gjitha programet e Ciklit të parë të studimit “Bachelor me kohë të plotë”, të cilët kanë qenë trajtuar me bursë një vit më pare dhe ata që kërkojnë të përfitojnë nga bursat e ndërmjetme në dispozicion të Universitetit, se kategorite perfituese jane :
1.Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me note mesatare maksimale . Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim student.
2.Vertetimi I notave dhe detyrimeve nga Sekretaria perkatese.
3 Karte identiteti.

2.Studentët, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në institucionet publike të arsimit të lartë, të shpallura të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave Studentët që frekuentojnë këto programe studimi e përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në fushat prioritare dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.

3.Studentet qe studiojne ne nje largesi mbi 10 km nga vendbanimi i tyre i perhershem dhe qe familjet e tyre trajtohen me ndihme ekonomike.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vërtetim studenti.
2.Certifikatë familjare.
3.Vertetim nga qeverisjet vendore nese familja merr ndihma ekonomike.
4.Fotokopje dok.identiteti.

4. Secili student bashkëshort me fëmijë, kur familja trajtohet me ndihme ekonomike.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vërtetim studenti.
2.Certifikatë familjare.
3.Vertetim nga qeverisjet vendore nese familja merr ndihma ekonomike.
4.Fotokopje dok.identiteti.
5.Vërtetim që banon në konvikt publik.

5. Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar..
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti.
2.Vertetimi I Komisionit Mjeksor (Kemp).
3.Vertetim per pagesen e paaftesise
4.Fotokopje karte identiteti.

6. Studentë që kanë përfituar statusin e jetimit.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti.
2.Vertetimi I qeverisjes vendore per statusin e studentit jetim.
3.Cerifikate familjare.
4.Fotokopje karte identiteti.

7. Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti.
2.Vendimi I gjykates per humbjen e kujdestarise prinderore.
3.Cerifikate familjare.
4.Fotokopje karte identiteti

8. Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
(Dokumentat per keta studente jane)
-Vertetim studenti
-Statusi i deshmorit (noterizuar)
-Certifikate familjare
-Karte identiteti fotokopje.

9) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;

Nuk përfitojnë bursë studentët që:

a) janë ndarë nga trungu familjar;

b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

c) vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;

ç) shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese;

d) nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

Dokumentat per Vitin II dhe III duhet te pergatiten deri ne daten 30.12.2016 .

Studentet e vitit I aplikojne prane Njesive te qeverisjes Vendore deri ne daten 31.01.2017.

SEKTORI I KURRIKULAVE DHE INFORMIMIT TE STUDENTEVE