14
DHJ
2016

Aktivitet bamirësie

Me rastin e festave të fundvitit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlore organizon nje aktivitet bamirësie për fëmijët e “Shtëpia e Foshnjës”, Vlorë, dhe per femijet e “Qendra e Zhvillimit te Personave me Aftesi te Kufizuara”me qëllim që këta fëmijë të ndjejnë sadopak ngrohtësi në këtë fundvit. Rektorati i universitetit hap dyert për këta fëmijë duke i mirëpritur në ambjentet e tij.
Aktiviteti zhvillohet ditën e Merkure, data.21.12.2016, ora 11:00 në hollin e Rektoratit.
Ky aktivitet bëhet i mundur me mbështetjen e Rektorit të Universitetit”Ismail Qemali”, Vlorë, Prof.Dr. Roland Zisi, si dhe me kontibutin personal të stafit të këtij universiteti.
Jeni të mirepritur të merrni pjesë në gëzimin e këtyre fëmijëve nëpërmjet këtij aktivieti.

Organizoi aktivitetin:
Drejtoria e Komunikimit Znj.Junilda Licaj
Zyra e Marredhenieve me Publikun Znj.Jonida Mici.