22
NëN
2016

Dita Informative për Projektet Europiane që financojnë Kërkimin Shkencor

Dita Informative për Projektet Europiane që financojnë Kërkimin Shkencor (Horizon 2020, Rrjeti EURAXESS, Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) dhe Programi Marie-Sklodowska – Curie Actions)

Në datën 07.12.2016, ora 12:00, Salla “Rilindja”, organizohet seminari “Dita Informative për Projektet Europiane që financojnë kërkimin shkencor (Horizon 2020, Rrjeti EURAXESS, Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) dhe Programi Marie-Sklodowska-Curie Actions)”.
Seminari organizohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në bashkëpunim me Ekspertët e Projektit të Asistencës Teknike për Programet Komunitare në Shqipëri dhe ka si qëllim informimin dhe trajnimin e stafit akademik të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës mbi Programet e reja Europiane që financojnë dhe mbështesin Kërkimin Shkencor si: Horizon 2020, Rrjeti EURAXESS, Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) dhe Programi Marie-Sklodowska-Curie Actions.
Ftohet në pjesëmarrje i gjithë stafi akademik dhe kërkimor i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Plan programi i seminarit do të jetë: 11:30-12:00 Regjistrimi ; 12:00-14:00 prezantime specifike të eksperteve të AKKSHI dhe të Projektit të Asistencës Teknike për Programet Komunitare në Shqipëri.