16
PRI
2015

Informacion që bëhet publik pa kërkesë

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Universiteti “Ismail Qemali” Vlore vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.univlora.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

–      Strukturën organizative të autoritetit publik;

–   Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

– Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

–   Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

– Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e Rektorit dhe Kancelarit, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

–   Të dhëna të përgjithshme sintetike për buxhetin  e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për vitin financiar 2015 dhe në vijim.

–  Informacion të përgjithshëm për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik.

– Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore dhe subvencionimin e studentëve të shkëlqyer, të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

–  Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

  • UV-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga UV-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

  1. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË UV-së
Kategoritë e

informacionit publik

pa kërkesë

Baza ligjore Dokumenti /përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
UV është person juridik publik i arsimit të  lartë i cili ka për funksion dhe qëllim zhvillimin e arsimit të lartë pas atij të mesëm dhe kualifikimin dhe dhënien e gradave shkencore dhe titujve akademikë. Ai është i ndarë në strukturën qëndore –Rektorati dhe njësitë kryesore vartëse-fakultetet/institutet.

 

Neni 7/1/a/d i ligjit nr.119/2014 “Per te drejten e informimit”

Neni 17,18 i ligjit nr.80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë në RSH”

www.univlora.edu.al Brenda 48 orëve nga miratimi i strukturës nga Këshilli i Administrimit të UV. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Sektori i komunikimit dhe publikimit

 

Ligji nr.8834 datë 22.11.2001 “Për ratifikimin e Konventës për njohjen e kualifikimeve të arsimit“; ligji nr.9840 datë 10.12.2007 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet  Këshillit të Ministrave të RSH dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane për rrregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të instrumentit të parazgjerimit IPA“; VKM nr.265 datë 21.4.2010 “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së RKS, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe shkencës“; Protokolli i bashkëpunimit midis MASH të RSH dhe Ministrisë së Arsimit Kombëtar të R.Rumanisë për vitet 1999-2001“; ligji nr.9741 datë 21.4.2007 “Për arsimin e lartë  në RSH“, etj.

 

Neni 7/1/b i ligjit nr.119/2014“Per te drejten e informimit”

 

www.univlora.edu.al Brenda 48 orëve nga hyrja në fuqi ose ardhja në formë zyrtare e një akti ligjor ose nënligjor në fushën e arsimit të lartë. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Sektori i komunikimit dhe publikimit

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë  një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c/g i ligjit nr.119/2014“Per te drejten e informimit”

 

Kërkesat për informim bëhen sipas formatit tip që gjendet në www.univlora.edu.al dhe drejtohen në adresën postare: Universiti i Vlores L. Pavarësia, Rr. Kosova 9400
Vlorë, Shqipëriti i “Telefon: +355 33 222288
Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Sektori i komunikimit dhe publikimit

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni 7/1/ç i ligjit nr.119/2014“Per te drejten e informimit”

 

Orari zyrtar 8:00 deri në 16:30, hënë deri të premten orari 8:00 deri në 14:00.

Koordinatori

Julita Shabani

Adresa:Rektorati
Godina A kati i dyte
L. Pavarësia, Rr. Kosova 9400
Vlorë, Shqipëri

Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Pergjegjesi i Burimeve Njerëzore
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d; 2014“Per te drejten e informimit”

Neni 39,42,51i ligjit  “Për arsimin e lartë në RSH” nr.80/2015 datë 22.07.2015

Në KPRA dhe në LAL të vendosura në faqen zyrtare të univlora.edu.al Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al. Pergjegjesi i Burimeve Njerëzore

 

Buxheti Neni 7/1/e të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”

Neni 47-49,107-110 “Për arsimin e lartë në RSH” nr.80/2015 datë 22.07.2015;ligji nr.10296 datë 8.7.2010 “Për menaxhimin finaciar dhe kontrollin”, ligji nr.9936 datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”

Portali

www.univlora.edu.al

Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës dhe nga hyrja në fuqi e akteve ligjore te ndryshimit ose ato nenligjore.

 

Dokumentet financiare me kërkesë

Vendosur në faqen zyrtare të univloraedu.al. Dejtoria e Financës.
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë  të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”

Ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin publik” i ndryshuar

Regjistri i prokurimeve; Brenda 48 orëve nga hyrja në fuqi ose ardhja në formë zyrtare e një akti ligjor ose nënligjor në fushën e prokurimit. Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al Sektori i Prokurimeve
Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni 7/1/f  të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”.

Neni 93 e ne vazhdim i ligjit

“Për arsimin e lartë në RSH” nr.80/2015 datë 22.07.2015. Studime të formimit të vazhduar sipas nenit 81 të ligjit; Fitimin e titujve dhe gradave sipas nenit 60-61 të ligjit; Bursa për studentë te shkëlqyer sipas nenit 112/a të ligjit;

Projekte të kërkimit shkencor sipas nenit 93 të ligjit; shërbime të ekspertizës me pedagogë të fushave të shkencës; shërbime të përcaktimit të përmbajtjes së lëndëve radioaktive; autentifikimin e firmës dhe vulës së institucionit për diploma ose programet të kryera në të.

Formularët e aplikimit dhe dokumentacioni shoqërues Brenda 48 orëve nga miratimi i Programit të Transparencës Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al Sektori i komunikimit dhe publikimit

Drejtoria Financës; Fakultetet nëpërmjet zyrave perkatese

Mbajtjae dokumentacionit ngaUV Neni 7/1/h të ligjit nr.119/2014, 2014“Per te drejten e informimit”

Ligji nr.9154 datë  6.11.2003 “Për arkivat” dhe Metodologjia përkatëse

Arshiva dhe librat e protokollit Me kërkesë të individualizuar Vendosur në faqen zyrtare të univlora.edu.al Zyrae Arkivës dhe Protokollit