27
MAR
2015

VENDIM Nr. 507, datë 1.8.2012

VENDIM

Nr. 507, datë 1.8.2012

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 748, DATË 11.6.2009 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT AKADEMIK TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4 pika 2 të ligjit nr. 10 405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve” dhe të ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr. 748, datë 11.6.2009 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

  1. Në pikën 1, lidhja nr. 1 “Struktura dhe nivelet e pagave, sipas kategorive të vendeve të punës, për nëpunësit e institucioneve publike të arsimit të lartë”, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen nr. 1 me të njëjtin numër dhe emërtim, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.
  2. Në pikën 5, fjalët “…Këshillin e Administrimit…”, shfuqizohen.
  3. Pika 9 riformulohet, si më poshtë vijon:

“9. Personeli akademik me kontratë, nga kategoria “Akademik” dhe nga kategoria “Profesor”, në cilësinë e personaliteteve vendase ose të huaja, të paguhet me honorarë për ditë/orë pjesëmarrjeje në procesin e mësimdhënies në institucionet publike të arsimit të lartë. Përcaktimi i masës së honorarëve bëhet me vendim të rektoratit, pasi të jetë miratuar më parë në këshillin e administrimit. Masa e pagesës nuk duhet të jetë më e madhe se 5-fishi i pagesës për orët mbi normë, për kategorinë “Profesor”. Mënyra dhe kriteret e këtyre pagesave të specifikohen sipas një udhëzimi të përbashkët të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrit të Financave. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre pagesave, të përballohen nga të ardhurat e veta të çdo institucioni të arsimit të lartë publik.”.

  1. Efektet financiare, për paga e sigurime shoqërore, për vitin 2012, të përballohen nga fondet e institucioneve të arsimit të lartë, për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2012.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Lidhja nr.1

STRUKTURA DHE NIVELET E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E PERSONELIT AKADEMIK, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË

vkm_pagat