25
MAR
2015

Njoftim për personel akademik

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Matematikës, pranë Fakultetit të Shkencave Teknike.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: 

  1. Të ketë të paktën diplomën “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të dhe domosdoshmërisht të jete student në ciklin e tretë të studimeve të doktoratës në fushën e matematikës.
  2. Të mos ketë patur më parë apo në vazhdim vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale (vlerësohen më së shumti dhe kanë përparësi personat që kanë vlerësim pozitiv të performancës dhe janë angazhuar në mesimedhenie me kontrate të përkohshme apo kohë të pjesshme në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë).
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jetë i motivuar për të punuar në grup.
  4. Te jetë i aftë të garantojë standartin e cilesise dhe efikasitetin ne pune.
  5. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vleresohet me se shumti kandidati me eksperience studimi dhe mesimdhenie ne universitetet perendimore)
  6. Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit.
  7. Të plotesojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.
  8. Të plotesojë kriteret e miratuara me Vendimin nr. 03, datë 09.01.2015 të Senatit Akademik “Për miratimin e kritereve të përzgjedhjes dhe procedurat e konkurimit dhe vlerësimit të kandidatëve për personel akademik me kohë të plotë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë”.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës, të noterizuar;
  3. Fotokopje të çertifikatës së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista ndërkombëtare profesionale,shkencore ose punime të tjera;
  6. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  7. Deklaratë nga kandidati aplikues për gjëndjen gjyqësore dhe konfliktin e interesit;
  8. Preferohen dhe tre letra vlerësimi, nga vlerësues me grada dhe tituj, njeri prej të cilëve duhet të ketë të pakten titullin Profesor i Asociuar ose PhD apo Profesor nga universitete perëndimore ose të huaja të njohura.

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar ne nenin 38 te Ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar.

 

Kriteret specifike jane përcaktuar në kërkesën e departamentit.

 Afati i fundit i pritjes aplikimeve është jo më larg se dy javë kalendarike nga data e shpalljes se njoftimit në website-in zyrtar dhe në vendet e njoftimeve në universitet.

 Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën;

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti:___________________________

Departamenti:_______________________

Sheshi “Pavaresia” Skele-Vlorë

E. Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

F. Proçedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja do të zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjeve dhe në fazen e dytë do të jetë intervista me punëdhënësin.