23
MAR
2015

Njoftim për punësim

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vendin e lirë të kancelarit të institucionit.

Të interesuarit për vendin e mësipërm duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të ketë të paktën diplomën “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të në fushën e ekonomisë ose drejtësisë.
  2. Të ketë të paktën 5 vjet përvoje në punë.
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jetë i motivuar për të punuar në grup.
  4. Te jetë i aftë të garantojë standartin e cilesise dhe efikasitetin në punë.
  5. Të mos ketë vepruar apo propoganduar ne veprim te prishjes se imazhit te universitetit
  6. Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
  7. Backgroundi-I negativ edhe në një rast të vetëm në eksperiencën e punës së kandidatit do të sillte skualifikimin e tij për në fazat e tjera të intervistimit.
  8. Të mos ketë qenë asnjëherë i dënuar më parë (Dëshmi Penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim Prokurorie)
  9. Preferohet ekonomist, financier, kontabilist apo administrim biznesi.
  10. Të zotërojë aftësi të mira menaxhuese dhe integritet në vendin e punës.
  11. Preferohen kandidatë të cilët kanë patur eksperienca në drejtimin e institucioneve.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit për personel administrativ i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës, të noterizuar;
  3. Fotokopje të çertifikatës së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara;
  5. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  6. Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve.
  7. Dëshmi penaliteti.

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 38 të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

  1. Afati i fundit i pritjes aplikimeve është jo me larg se dy jave kalendarike nga data e shpalljes se njoftimit ne website zyrtar dhe ne vendet e njoftimeve ne universitet.
  1. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën;

Universiteti “Ismail Qemali”

Sheshi “Pavaresia” Skelë-Vlorë

E. Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

  1. Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit te vendit te lire te punes dhe perzgjedhja do të zhvillohet sipas përcaktimeve në Procedura e vlerësimit dhe përzgjedhjes fillon menjëherë pas afatit te fundit të pritjes së aplikimeve në përputhje me VKM nr. 875, datë 18.06.2008 “Për përcaktimin e të drejtave e të detyrave dhe të procedurës e përzgjedhjes e të emërimit të kancelarit të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.