16
MAR
2015

Personel Akademik

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të reja pune për personel akademik, referuar nevojave të mësimdhënies në të gjitha fakultetet dhe departamentet dhe si më poshtë:

1. Departamenti i Shëndetit Publik – 1 (një) kërkesë për personel akademik me kohë të plotë në fushën e infermierisë.

A. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kete te pakten diplomen “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të dhe domosdoshmërisht të jete duke ndjekur studimet e ciklit të tretë të doktoratës në fushën e infermierisë.
2. Të mos ketë patur më pare apo në vazhdim vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale (vlerësohen më së shumti dhe kanë përparësi personat qe kane vlerësim pozitiv të performancës dhe janë angazhuar në mësimdhënie me kontratë të përkohshme apo kohë të pjesshme në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë)
3. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jetë i motivuar për të punuar në grup.
4. Te jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
5. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore)
6. Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit.
7. Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.
8. Të plotesojë kriteret e miratuara me Vendimin nr. 03, date 09.01.2015 të Senatit Akademik “Për miratimin e kritereve te perzgjedhjes dhe procedurat e konkurimit dhe vlerësimit të kandidatëve për personel akademik me kohë të plotë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë”.

B. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlore;
2. Fotokopje të diplomës, të noterizuar;
3. Fotokopje të çertifikatës së notave të noterizuar;
4. Fotokoje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara;
5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista ndërkombëtare profesionale,shkencore ose punime të tjera;
6. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
7. Deklaratë nga kandidati aplikues për gjëndjen gjyqësore dhe konfliktin e interesit;
8. Preferohen dhe tre letra vleresimi, nga vleresues me grada dhe tituj, njeri prej te cileve duhet te kete te pakten titullin Profesor i Asociuar ose PhD apo Profesor nga universitete perendimore ose te huaja te njohura.

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar ne nenin 38 te Ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar.

Kriteret specifike jane percaktuar ne kerkesat e departamentit.

C. Afati i fundit i pritjes aplikimeve është jo me larg se dy jave kalendarike nga data e shpalljes se njoftimit ne website zyrtar dhe ne vendet e njoftimeve ne universitet.

D. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën;
Universiteti “Ismail Qemali”
Fakulteti:___________________________
Departamenti:_______________________
Sheshi “Pavaresia” Skele-Vlore
E. Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

F. Proçedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit te vendit te lire te punes dhe perzgjedhja do të zhvillohet sipas percaktimeve ne Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlore. Ne fazen e pare do te behet vleresimi i dosjeve dhe ne fazen e dyte do te jete intervista me punedhenesin.