11
MAR
2015

Të jetosh dhe të punosh në diversitet

Diten e premte më datë 6 Mars 2015 në sallën “Rilindja” të Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë u mbajt një takim ku ishin të pranishëm Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Zonja Milena Harito, gjithashtu edhe Thomas Schnöll – Ambasador i Austrisë në Tiranë si dhe Stefano Bergesio – Konsull i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë.
Tema e kësaj Iniciative ishte ‘Xenos’ – të jetosh e të punosh në diversitet“. Biseda u fokusua edhe në trajtimin e çështjeve për Aplikimet e Studentëve që diplomohen në faqen zyrtare të D.A.P. Një fjalim shumë domethënës mbajti edhe Zoti Fate Velaj i cili është edhe Këshilltar për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane. Takimi u mbyll në formën e një bashkëbisedimi midis të ftuarve dhe antarëve të panelit.