Vështrim Historik!

Nga Albert Habazaj

...Lashtësia e gjuhës dhe kulturës së popullit shqiptar  është  e pandarë nga prania e bibliotekave në Shqipëri.Ekzistencën e tyre e dëshmojnë zbulimet arkeologjike, krahas të dhënave për historinë e kulturën e popullit tonë.Edhe qyteti i Vlorës...

më shumë...

UNIVERSITETI DHE BIBLIOTEKA E TIJ

Nga lartësia e 15 viteve,vërejmë se së bashku me universitetin e Vlorës, që mban emrin e Plakut të Shenjtë të Flamurit, po konturohet denjësisht edhe biblioteka e institucionit më të lartë arsimor të Shqipërisë Jugperëndimore.Biblioteka mban emrin e studiueses e shkrimtares humaniste Nermin Vlora Falaschi dhe është institucioni kulturor që siguron informacion për studentët, pedagogët dhe studiuesit e universitetit të Vlorës, që është tempull i dijes qysh me themelimin e tij.Duke vlerësuar zhvillimet bashkëkohore të arsimit, biblioteka e universitetit ndihmon në procesin e mësimdhënies për intelektualët e tij të rinj që dalin nga ky universitet.
Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Arsimit, më 28. 02.1994, me vendim nr.105 vendosi të krijohet Universiteti në qytetin e Vlorës. Godina e ish-Komitetit të Partisë dhe ajo e ish-shkollës Mjekësore u përshtatën në funksion të Universitetit të ri që hapi dyert më 10 tetor 1994 për162 studentët e parë të shpërndarë në tre fakultete: Fakulteti i Tregëtisë me degët Biznes dhe Turizëm, Fakulteti i Marinës me degën Inxhinieri Navale dhe Fakulteti i Infermierisë me degën Infermieri...

më shumë...

Funksionet

1- Biblioteka e universitetit  të Vlorës, si institucion i depozitimit të infomacionit të shkruar dhe elektronik dhe të organizimit e të vënies së tij në shërbim të përdoruesve në mënyrë sa më efektive, është pjesë organike e universitetit në ndihmë të programit mësimor dhe edukativ.
2- Duke patur karakter dinamik, mënyrën e organizimit dhe funksionimit e diferencon progresivisht dhe e transformon, që të ecë paralelisht me objektivat arsimore dhe studimore të  komunitetit universitar, në mënyrë që të sigurojë ofertën cilësore të ...

më shumë..